Poezi nga Zamira Agalliu
Të fshehtat e fatit
M’i shtoi pasqyra thinjat,më iku orë e çmuar
Sa rrudha iu shtuan mendimit të pjekurisë
S’u kënaq kurrë njeriu duke mësuar
Të fshehtat e fatit dhe të perëndisë.
I kyça ditët e mia akoma pa ikur
Edhe të pathënat në vendin më të fshehtë
Iu kërkova hyjëve ende të pa fikur
Atje t’i gjejë prapë dora ime vetë.
Lot me rim’ !
Mijëra varka me vargje
U nisën nga shpirti im
I mblodha në strofa
Lot me rim’……
I nisa larg nga vetja
Në detin me dallgë të mëdha
Me shkumë u tretën si vdekja
Konkurrim nuk ka….
I mblodha varkat e mia
Të gjitha në timin liman
Dhe dallgët mbi to u ngritën
Dhe dallgët mbi to ran’…..
Fjalët përgjatë bregut shtrirë
Përqafuan guackat pa u ndjerë
Vallezojnë nëpër errësirë
Ç’ humnerë…. !!
Pinguinat
Zëra zogjsh këndojnë në shesh
Kërkojnë gjelbërim e degë
Të mbledhin mollë …
Vetëm Ujë- ajër – dritë
Nga të gjitha qeveritë
Filizat – sythat tanë …
Kërkojnë fëmijërinë
”Pinguinat” e vegjel
dolën në breg…
Bregu ishte ndotur sa keq
Qanë me dënesë
Sot në 1 Qershor …