Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Kaligrama …” të autores Fatime Dervisha dhe parathënie nga Erget Cenolli .

 

13346816_10207956674627419_2438238021772267411_n

 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin  “Kaligrama …” të autores  Fatime Dervisha dhe parathënie nga Erget Cenolli .

 

Nje libër interesant. Një vajzë e vogël, një talent i ri sjell një libër me Kaligrama. 

Plot 100 vite më parë poeti i madh francez Gijom Apoliner, i solli botës një mënyrë të re të shkruari: KALIGRAMAT, të cilat janë shkrirja e imazhit ose vizatimit me fjalëën apo vargun. Sot një vajzë 15 vjeçare tenton të vazhdojë atë lloj krijimtarie. Vajza jeton në një fshat të rrethit të Korçës, Belorta dhe është në përfundim të klasës së 9-të. Guximi i saj për të ecur në një rrugë të pashkelur është për t’u përshëndetur dhe inkurajuar. Hapi i parë është hedhur, një libër modest i Fatime Dervishës me kaligrama porsa ka dalë në treg. Uroj që ajo ta perfeksionojë këtë gjini, që në vjershërinë shqiptare është pak ose aspak e shkelur!

 

erget cenolli

Erget Cenolli

 

 

Titulli : Kaligrama …

Autori : Fatime Dervisha

Redaktor: Erget Cenolli

© autorja, 2016

Botimi i parë, 2016

ISBN: 978-9928-204-92-9

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 17x24cm

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, maj 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Dervisha, Fatime

Kaligrama… / Fatime Dervisha ; red. Erget Cenolli. –

Tiranë : Ada, 2016

28 f. ; 24 cm.

ISBN 978-9928-204-92-9

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

 

 

Historia e fillimit të kaligramave

 

Ishte ora e letërsisë dhe si temë mësimore kishim kaligramat (poezitë grafike) të Gijom Apolinerit. Si detyrë shtëpie profesor Erget Cenolli, na kërkoi të krijonim nga një kaligramë sipas dëshirës. Erdhi dita tjetër dhe profesori na mblodhi detyrat për të parë krijimet tona. Çdokush sipas mendimit të vet kishte bërë diçka, por në përgjithësi të ngjashme me ato të librit, isha e vetmja me një krijim ndryshe. Kisha vendosur të bëja një kaligramë për dorën dhe funksionet e saj në jetën tonë. Profesorit i pëlqeu shumë dhe më bëri komplimente. Ai më udhëzoi, që nëse mundesha të shkruaja edhe kaligrama të tjera, pasi sipas tij diçka e brendshme ishte shfaqur tek unë dhe nuk duhet ta lija pas dore. U gëzova pa masë. Ramë dakord me profesorin dhe familjen, që pasi të shkruaja rreth 20 të tilla t’i kthenim në një libër të botuar. Që nga ajo kohë nisa të krijoj poezi, duke i kthyer më pas në kaligrama. Ishin moment të paharruara. Punën e kasha marrë me qejf dhe punoja pa u lodhur, derisa arita në shifrën e mësipërme. Nuk më dukej fare e vështirë, sapo gjeja titullin e asaj që do të shkruaja, mendimet më vinin vetë.

Merita dhe falenderimet i shkojnë profesorit të gjuhë- letërsisë Erget Cenolli dhe familjes sime, të cilët më dhanë kurajo dhe më mbështetën, që unë të ec përpara dhe mos e le pas dore talentin e të shkruarit.

Ndihem shumë mirë dhe e kënaqur nga vetja.Shpresoj të vazhdoj kështu duke pasuruar sa më tepër bibliotekat me librat e mi.

Fatime Dervisha

Belorta, maj 2015

Talenti

Gjatë procesit të mësimdhënies, mësuesi duhet të jetë i vëmendshëm në zbulimin e talentit. Sidomos mësuesi i gjuhës shqipe dhe letërsisë duhet që ta ketë këtë zbulim prioritet të punës së tij.

Talenti mund të shfaqet kudo, në fshat apo qytet, shkollë të madhe apo shkollë të vogël, gjimnaz apo shkollë 9-të vjeçare.

Shpesh talenti mund të shfaqë qartë, në dritë të diellit, talentin e tij, në një fushë të caktuar, por shpesh ai mund të duket e të zhduket vetëm në një fragment të shkurtër kohe, si një rezatim i lehtë dhe i beftë.

Në më të shumtën e rasteve talenti është i turpshëm, nuk bën zhurmë, është i ndrojtur dhe fjalë pak dhe ky i mezidukshëm është pikërisht krijuesi apo shkencëtari i së ardhmes.

Një fjalë e urtë angleze thotë :”Enët bosh bëjnë zhurmë shumë!”, pra rendja pas atij që thërret apo aktivizohet më tepër duke shprehur mendimin e tij sido që të jetë, mund të japë rezultate në fushë të oratorisë, por jo në atë të krijimtarisë. Mësuesi duhet të ketë prioritet të lexojë midis fjalëve të ndrojtura, rreshtave të zbehtë, fjalën e pathënë, fjalën e pashkruar. Kjo fjalë e pathënë apo e thënë zbehtë, mund të jetë fillesa e një orteku të madh krijimtarie.

Sot nga shkollat po dalin pak talente, sidomos në fushën e letërsisë, shkaku për mendimin tim është pikërsiht ajo që shkrova më sipër, ndroja dhe ndrydhja në vetvete e njeriut të talentuar në këtë botë të zhurmshme. Fjala është gjëja më e çmuar që kemi, është Zanafilla dhe “filli i Arianës”, që na udhëheq nëpër labirintet e jetës. Si e tillë ajo duhet lëmuar e përpunuar shumë herë para se të dalë e sidomos, para se të shkruhet.

Ka disa mënyra, për ta “zbuluar” talentin e vërtetë gjatë mësimdhënies. Kryesorja është në orën e mësimit, në kryerjen e detyrave të përditëshme, në përgjigjet që jepen, por edhe në dëshirat për leximet apo studimet jashtë programit të shkollës.

Gjatë një ore mësimi në klasën e 8-të të shkollës 9-të vjeçare Belorta, po zhvillohej tema mësimore “Kaligramat e Gijom Apoliner. Pjesa më e madhe e nxënësve i morën ato si një mësim të zakonshëm, disa e përcollën me njëfarë pakënaqësie e vështirësie. Një poezi e shkruar në atë formë ua vështirësonte leximin dhe për rrjedhojë vështirësonte edhe të kuptuarit. Krejt ndryshe ndodhi me nxënësen Fatime Dervisha. Ajo e pëlqeu dhe u fut në bredninë e formën kaligramës që në momentet e para, porsa ra në kontakt me të. Detyrën e shtëpisë e cila ishte :Shkruani një kaligramë e realizoi shkëlqyeshëm, duke krijuar poezinë e mrekullueshme kaligrafime “Dora. Duke lexuar këtë poezi të krijohen imazhe të gjalla të lëvizjes së dorës gjatë punëve apo veprimeve që kryen njeriu, në këtë kaligramë mund të shohësh me sytë e mendjes gjithë rrudhat, vijat, të vrarat apo të çarat që një dorë merr e pëson gjatë veprimtarisë së saj ditë pas dite, madje minutë pas minute.

Në ditët që pasuan Fatimeja, shkroi kaligrama të tjera, ishte e vëmendshme në vërejtjet e bëra prej mësuesit dhe bashkëpunuese në çdo hap. Me kalimin e ditëve dhe të javëve nga dora e saj dolën rreth njëzet kaligrama.

Këto poezi, të shkruara në mënyrë kaq të veçantë, kanë brenda talentin në rradhë të parë, por edhe naivitetin e pafajësinë e moshës së autores, kanë brenda ndrojtjen e një krijuese të ardhshme.

Ky vëllimth modest besoj se është parathënia e një procesi dhe rruge të gjatë krijuese të cilën Fatime Dervisha porsa e ka nisur dhe jam i sigurt që do ta vazhdojë gjatë gjithë jetës së saj.

 

Erget Cenolli

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s