MOS MË PYETNI PSE JAM ZEMRUAR / Poezi nga Petrit Sulaj

 

petrit sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

 

MOS MË PYETNI PSE JAM ZEMRUAR

 

Mos më pyetni pse jam zemruar.

Nuk jam zemruar asnjëherë me vend.
Nuk jam zemruar asnjëherë pa vend.

Jam zemruar më shumë për të tjerët
po dhe për veten
që nuk del një burrë dheu të na kuptojë
pse jemi të zemruar.

Jam zemruar për Bukowskin
që nuk doli një grua t‘a ndalonte të pinte
që shtatëdhjetë vjeç të mos vdiste.

Jam zemruar për Sextonne e Plath
dy miket e mira
që nuk dolën dy burra
t‘i ndalnin
veten të mos e vrisnin
Sylvia tridhjetë e Anne dyzet.

Jam zemruar me krejt zogjtë
të cilëve qyqja që kur kanë ardhur në botë
ua pushton e zapton foletë
e që edhe sot e kësaj dite
nuk doli një shpend qielli i zoti
të bëjë folenë e vet t’a mësojë.

Jam zemruar me fëmijtë
që shkojnë në shkollë
për t’i formuar mësuese
që jo vetëm i ndëshkojnë
para dërrasës së zezë
por dhe u thonë gjithë kohën
ndërsa rrinë me një këmbë
se janë të këqinj
se janë majmunë.

Jam zemruar dhe me vështrimin tim
që buzëqesh
më shumë kot më kot se me vend
dhe me veten jam zemruar
që akoma nuk kam mësuar
t‘ rezistoj zemrimit
si i reziston gruaja lehonë
dhimbjeve kur lind.

 
Maj – Qershor 2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s