Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj

 

Enkeleda pashaj murataj

Poezi nga Enkeleda Pashaj Murataj

 

 

Tjetërsim

 

Në rrugë kur sot të takova

Oh! Sa u çudita…

Me fjalë të zgjedhura

me ton zyrtar  më fole

t’ i flisnim njëri-tjetrit me ti

sa shpejt harrove.

 

Ecja e me vete, mendoja:

Si miqësinë tonë e shpërfille

unë kurre s’ do ta besoja

që më shkëmbeve me një karrige.

 

 

Padituri

 

Pasanik e quan veten ai njeri,

por s’ e di mirë kuptimin e fjalës varfëri.

I varfer s’ je vetëm kur para nuk ke

kur je i paditur,

akoma më i varfër, ti je!!

 

 

Para pasqyrës

 

Para pasqyrës

s’kam frikë të shoh rrudhat e kohës

as dikur…

as tani…

isha unë përplasur mes dallgësh

… dhe sot , … portret i eklipsuar kristalit blu.

Luleve,

U rrëmbeva farfurimën më të bukur

Dallëndysheve,

kurrë s’ua prisha folenë

bastun për pleqërinë tënde kohë

… dhe shami për lotët e fëmijëve në botë.

Pasqyrë të shoh çdo ditë në sy,

për rrugët dhe gjurmët e yjeve të humbur

për dhimbjet e mbetura peng atje,

për jetën …,

dhe paqen e njerëzve udhëkryq.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s