IKONËS SË LIRISË -Mulla Idriz Gjilanit / Poezi nga Nebih Bunjaku

Nebih Bunjaku

Poezi nga Nebih Bunjaku

 

 

IKONËS SË LIRISË

-Mulla Idriz Gjilanit-

 

Kur murtaja korb e zezë,
e pështirë e komuniste,
si lugat doli nga ferri
shpirt e vepra krejt fashiste.

Midis Luftës së Dytë Botërore
me hordhi paramilitare,
keq iu qep kësaj Dardanie
për ta zhbirë çdo gjë shqiptare.

Mulla Idrizi dha kushtrimin
– Ikonë e luftës për liri:
“Gjithë Shqiponjat në fluturim
për ta mbrojtur këtë Dardani!”

Mulla Idrizi – Shpirt lirie,
në ballë Shqipesh – Komandant,
n’mbrojtje t’qenies sonë kombëtare
Gjeneral, strateg gjigant.

Fytafyt me çakej të natës
në maje të Kikës legjendare,
sfidon vdekjen, mbjell liri
me Shqiponjat vullnetare.

N’Velegllavë, Poliçkë, e Kikë
mbi armikun bën kërdi,
“Kjo është toka jonë shqiptare,
kurrë për jetë s’do jetë Serbi!”

Derdhet gjaku ndër beteja,
mbi hiena gjak e plojë,
le ta mësojnë një herë çakejtë
me Shqiponja nuk ka lojë.

Tumë e Kikë mbushur varre
me bisha të zeza nga Toplica;
tmerr, panik mbi derra e hiena
Muharrem Fejza, Sylë Zarbica…

 

 

13339428_10209334342383869_8655455046179187373_n

Mulla Idriz Gjilani

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s