LIBËR PËR NJË SHOQËRI TË MIRË (A BOOK FOR A GOOD SOCIETY ) / NJË LETËR E HAPUR nga Prof. Dr. LEKË SOKOLI ( AN OPEN LETTER from Prof. Dr. LEKE SOKOLI)

 

libri jeta vojkollarit

 

LIBËR PËR NJË SHOQËRI TË MIRË

 

 

 

NJË LETËR E HAPUR nga Prof. Dr. LEKE SOKOLI

 

Instituti Shqiptar i  Sociologjise: Drejtor Themelues

Revista “Studime Sociale”: Drejtor –Botues

Shoqata Boterore e Sociologjise: RC20 & RC31

 

 

jeta Vojkollari

 

JETA VOJKOLLARI

Shkrimtare

 

 

Pershendetje Jeta,

 

Librin “Djalli që pagova për këshillë” e lexova. Jo me një frymë, sic është zakon të lexohen romanet që të pëlqejnë. E lexova me ‘seanca reflektimi’. Sepse të bën të reflektosh. Në këto vite ne kemi vrapuar “për të arritur majat”. Si për të konkretizuar një dukuri (edhe fizike): nxitimin e vonuar (të shqiptarëve). Pra, është koha për reflektim. Edhe për një rifillim, ‘me këshilltarë të tjerë’…

 

Ke shkruar një libër me shumë personazhe (nuk di si i ke ndërtuar) dhe thuajse çdonjëri është bartës i një problemi. Siç ka qenë Shqipëria e këtyre 20-25 vjetëve: një kazan problemesh sociale. Unë jam marrë me studimin e tyre. Madje thuajse për çdonjërin prej tyre kam nga një libër. Por në librin tënd janë të gjithë librat që kam shkruar unë, gjithë problematika e tyre. Me specifikat e trajtimit.

 

Kur ishim të vegjël merrnim fletore dhe nxirrnim citate nga çdo libër që lexonim. Po të isha sërish adoleshent do të lumturohesha me citatet e panumërta, të tipit “gratë janë si qeskat e çajit…” etj., etj.

 

Pra, urime për librin. Urime për letërsinë, por edhe për filozofinë e sociologjinë që ke trajtuar në të.

 

Më vjen mirë që edhe ju që jetoni jashtë Shqipërisë vëzhgoni me kaq detaje jeten këtu. Uroj që një ditë të riktheheni në shtëpi, ndoshta “pasi të jetë ajrosur, pasi të ketë ikur era e Mones” (fq. 297)…

 

Unë do ta rekomandoj si një ndër pesë librat për tu lexuar gjatë kësaj vere, si “liber për një shoqeri të mirë”.

 

Sërish suksese!

 

 

Leke Sokoli

 

 

 

jeta 1

A BOOK FOR A GOOD SOCIETY

 

 

AN OPEN LETTER from Prof. Dr. LEKE SOKOLI

 

 

Funding Director of the Albanian Institute of Sociology

Publisher & Editor-in-Chief of the “Social Studies” magazine

Member of the International Association of Sociology RC20 & RC31

 

 

jeta face #1

 

JETA VOJKOLLARI

Writer

 

 

Hello Jeta,

 

I read your novel, The Devil I Paid for Advice. Not in one breath, as one usually reads novels he/she likes but in “reflecting sessions”, because it inspires reflection. In recent years, we Albanians have rushed to reach the top. I call it “a delayed hurry”. But I see this as a time of reflection, the time for a new start.

 

Your book has many characters, where each one carries a different problem, something very intricate and complex to write about. This is how Albania has been in the last 20-25 years:  a tin can full of social problems.  I have studied these problems, and I would say I have written a book for each one of them. But in your book are all of mine, all the issues I’ve identified and studied.

 

When we were young, we would take a notepad and write quotes from each of the books we would read. If I were a teenager, I would be amazed by the innumerable quotes in your book, quotes like “women are like teabags …” (Eleanor Roosevelt) etc, etc.

 

Congratulations on a well-written book. Congratulations on the level of literary writing, but also on the philosophical and sociological subjects treated.

 

I find it fascinating that despite your distance from Albania, you are able to see and write about life here in detail. I hope you come home one day, “after it’s aired out, after we get rid of Mone’s smell” (pg. 334)…

 

I will recommend this novel as one of five books to read this summer, as “a book for a good society”.

 

Congratulations once again!

 

 

Leke Sokoli

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s