MBI FAQE TË GURIT / Nga Ramiz Kuqi

MBI FAQE TË GURIT

 

ramiz kuqi

Nga Ramiz  Kuqi

 

 

Kam mbështetur faqen time aty dhe , nga andej vështroj , si me dhimbje malet e mia. Ato lisa të gjatë me gjethe të mbushura deng, ngjitur për degë. Nën hijet e tyre kanë pushuar burrat e dheut, të cilët nuk i gjunjëzoi asnjë pushtues. Aty , ato dikur , ishin konaqe e mburojë stinësh.Aty, kur dilte agimi, depërtonin rrezet e para të diellit, të vogla sa për të treguar se rrugëtimi duhej vazhduar. Deri në majë sa ngjitje, rrëshqitje, mbajtje për shkurra të vogla, bri shpatijeve.

Poshtë , në luginë, shtriheshin gur të mëdhenj, gur të këqinj, copëza drunjsh të tharë.Prrocka që derdhshin në një lumë të vogël, të cilat në zbrazje rritnin valët e bardha të shkumbëzuara.Mbi lumë, një vig i vjetër, anash leckosur nga dielli e nga të ftohtit e dimrit. Aty kapërcente kolona e gjatë, strukur në gjiun e shkëmbit.

Mbi faqet e gurit shenjëzohej hija që të përcillte çdo gjurmë këmbësh, numra këpucësh, ngjyrë flokësh, nga sytë e tyre duhej ruajtur gjithçka. Ata ishin sy zhbirues.Bile, kishin prirje për të hyrë edhe në palcën e fjalës. E nga ajo të krijonin dosje për të pathënat, atë që ishin pjesë imagjinative e danjollëve.Nga ato të krijon procesverbale, për gjyqe e gjyqe qyqesh. Qyqarët !
Kam mbështetur faqen time mbi dheun. Nga aty shoh projektues rrugësh, plangprishës, dëmtues të çerdheve të dallëndysheve, zëra të çjerrë, faqenxirësh,të cilët nga froni nuk e shohin tokën e lindjes pa syza. Medet për sojin e keq , ta sjell ujkun në torishtë !

Nënshkruesit e paqes , bukëshkalët !

Ata që mbyllin sytë para kësaj të keqeje, janë në gjendje ta nxjerrin nënën, motrën në ankand publik !

Ua ka vërbuar pasuria sytë !

Zor e kam të besoj, zor !

Larg nga kjo farë e pistë !

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s