MES SHTIGJEVE TË POEZISË BRIKENA / Nga : Rami KAMBERI

 

MES SHTIGJEVE TË POEZISË BRIKENA

 

 

rami kamberi 1

Nga : Rami KAMBERI

 

 

“ të fshehtat e mia

i hodha në letër

më pas letrat në zjarr

zjarri…

u shua e u bë hi

hirin

e mori krahu i erës

dhe e shpërndau kudo

ato që tani

s’janë më të fshehta ”

 

Të jem i sinqertë, është hera e parë që, që në fillim, kam frikë nga poezia e veprës  “TITULLI I KUJTIMEVE TË MIA”, që të them atë, që e ndjejë, jo se më mungon guximi në kuptim të njohjes së natyrës së kësaj poezie, por nga frika, se kur dua të shkruaj atë, që ma thotë shpirti, sikur më ndalon arti i të shkruarit, kur lëshohem mes ndjenjës dhe logjikës apo studimit për krahasim, mes poezisë dhe vetë veprës, që e mbanë titullin, që ka thirrje për t’u pagëzuar ndryshe nga kujtesa, që fjalën ta ketë vetë jeta.

E them këtë, jo për t’u treguar se kam forcën e artit të të shkruarit, që të bëjë lojë fjalësh mes poezisë dhe mendimit mbi poezinë, por për të treguar se vërtetë më ndrydh poezia e kësaj natyre, që jo rastësisht e fillova ta lexoj që nga fundi, që nga poezia PËRSHKRIME UDHËTIMESH KOHORE, për ta kuptuar poezinë e parë  “FJALËN E KA HËNA”  e, mbi të gjitha titullin e librit ” TITULLI I KUJTIMEVE TË MIA” , që, besoj, se vetë poetja Brikena Qama, jo rastësisht e ka lënë të hapur dritaren e jetës, që secili lexues të mundohet ta pagëzoj, ashtu si e sheh mes poezive, ashtu si e ndjenë apo ashtu si ja do zemra e shpirti.

Jam i vetëdijshëm dhe, nuk besoj, se poetja do të pajtohet me mendimin tim, mbi poezinë e veprës në fjalë, por, unë mendoj se kjo poezi, jo vetëm se e nxjerr në shesh një ndjenjë të veçantë të poetes, që e kthen shtigjeve ku do të lindët poezia sipas dëshirës së saj e, jo ashtu dhe atje, ku pa dashje i ecte koha poetes, për ta jetuar kohën, siç mund ta them me gjuhën e krijuesit apo me gjuhën e kritikut, sa për t’u ndërlidhur me bindjen time, sipas ndjenjës time, që m’u shfaq gjatë leximit, ku shpesh herë më dukej se më ishte mbyllur rruga, nëpër të cilën rridhte kjo ndjenjë e imja, nëpër shtigjet e poezisë, ku ecnin bashkë dhimbje e lumturi me buzëqeshje për pakë dashuri jete.

Këtë e them pa dashur, që të them, se kjo poezi nuk e kishte për qëllim as të tregojë dashurinë e as të mohoj atë apo t’i kopjojë ato, nga jeta e poetes Brikena Qama e, as nga ndjenjat e shpirtit poetik, që të duken si një perceptim i veçantë i këtyre poezive, me karakter dashurie dhe më shumë se dashuri, si: poezi intime apo si lirikë intime.

 

 

12694556_804043949741574_4421193987705319664_o

Brikena Qama

 

Jam i vetëdijshëm për ndjenjën time, se karshi poezive dhe veprës në fjalë  TITULLI I KUJTIMEVE TË MIA, duke mos e prekur poeteshën Brikena Qama në kuptimin jetik, lirshëm mund të them, se: poezia në fjalë i këndon ndjenjës së dashurisë dhe atë, në tri etapa:

  • dashurisë enigmatike,
  • dashurisë imagjinare dhe,
  • dashurisë jetike

dhe, kur e them këtë, kuptohet se e kam marrë parasysh natyrën e ndjenjës time, si dhe me dhjetëra poezi, të cilat më detyruan të bindem, se nuk jam i gabuar në mendimin tim, ngase vetë poezitë më flisnin sipas ndjenjës, që në çdo sekondë m’i matnin tik-taket e zemrës, që edhe të rrahurat i kishte sipas vetë ritmit të tyre.

I vetëdijshëm se poezitë në fjalë, nuk kanë më shumë se dashuria, e cila është njerëzore dhe, për këtë ndjenjë të lartë që ma ofruan poezitë në fjalë, sikur u binda, se: të gjithë ne, lindim në këtë botë dhe bëjmë dashuri, e cila, herë na pagëzon e gëzon e herë na lenë pa emër dhe, më tej, ecjen ta bëjmë të humbur e të hutuar sipas fatit të jetës, por më një natyrë dashurie, që nuk na lejon të ndryshojmë në karakter, mu ashtu siç nuk e lejon as vetë poetja Brikena Qama të ndryshoj karakterin e saj, qoftë edhe me jetë, poqë se vërtetë poezia është e rrugëtimit, sipas titullit të veprës TITULLI I KUJTIMEVE TË MIA.

 

 

13487709_883329988479636_1448677463_n

Titulli i kujtimeve të mia

 

Vepër, e cila nuk na thotë se patjetër, dashuria të jetë polivalente në kuptim të dashurisë, që emërues të përbashkët e ka të dashurin apo të dashurën e jetës.

Kështu që, jam i mendimit, se: të gjithë kritikët letrarë dhe poetët nuk do ta ndjenin ndryshe poezinë TITULLI I KUJTIMEVE TË MIA, të poetes Brikena Qama, pos atyre që poezinë në fjalë do ta shikonin me syrin e dytë apo të tretë, ata, të cilët kapen pas të panjohurës së ndjenjës, siç është rasti me ata, që poezinë e shohin si lirikë e dashurisë, në të cilën, fjalën e ka mendimi e jo ndjenja.

Ata, që nuk e kuptojnë se poezia nuk është vetëm një e shkruar sipas normave letrare, e cila duhet t’i nënshtrohet kornizës, që e kategorizon në poezi apo ndryshe nga poezia.

Ndaj, lirshëm mund të them, jo me gjuhën e teorive letrare, por me gjuhën e ndjenjës, se: poezia që jetëson veprën TITULLI I KUJTIMEVE TË MIA të poetes Brikena Qama, thjeshtë, është një shpirt njeriu përballë universit dashuri, që është njerëzore, dhe nuk është më shumë se një jetë njeriu, që shtegton shtigjeve të dashurisë, sipas asaj, që dinë ta na e ofroj vetëm jeta apo siç dimë të themi me gjuhën e jetës, fati.

Besoj se nuk gabohem edhe poqë se them, se: kjo poezi, është një e vërtetë e madhe e njeriut të çuditshëm, që ikë e vjen, që vjen e ikë brenda dashurisë, qoftë si poezi, qoftë si njeri, midis poleve të kundërta, që kërkojnë dhe duan dashuri.

Mbase së fundmi, sikur jam i detyruar ta them edhe përgjigjen, se çka është e fshehta e kësaj poezie, që do ta bënte çdo njeri të mbetet i prekur ose ta ndjejë në shpirt këtë poezi, e cila, vuan nga një pikëpamje që çuditshëm, ec nëpër mjegullën e dashurisë, që i mungon guximi e, që lirshëm të na e thotë në strofën e jetës, se: e dyta e dashurisë na i tregon polet e kundërta, kur atë e trembë largësia dhe afërsia, derisa jeta jetohet me dashurinë e tretë, që na pagëzon, sipas kuptimit jetik.

Dhe, poqë se i shprehim që të tre të vërtetat e pamohuara, që duken në veprën TITULLI I KUJTIMEVE TË MIA, të poetes Brikena Qama, një titull që i takon dashurisë brenda kësaj poezie, kuptohet, sipas asaj që na i ofron për t’i lexuar vetë poetja, në mënyrën jetike, lirshëm mund të themi ose më mirë thënë, veprën në fjalë, duhet pagëzuar Lirika Brikena.

Lirikë, që është e brumosur mu si universi i jetës, nga uji, dheu dhe zjarri, që gjallërojnë jetën, për të cilën jetë, dashuria është gjuhë e vetme, që e jetëson dhe ia hap shtegun e përjetësisë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s