KUJDESJA NË INFINIT / Tregim nga Teuta Osmani

KUJDESJA NË INFINIT

 

 

teuta osmani

Tregim nga Teuta Osmani

 

 

Dua t’ ju them me rrënqethjen më të madhe që ekziston në ndjenjën e njeriut, përsa i përket prindrit me fëmijët…

Kam qenë në një moment në stacionin e atobuzit për të pritur autobuzin në Athinë. Isha një nënë e porsalindur me fëmijën e dytë që ish vetëm 5- muajsh, e ndërsa e kisha lidhur mirë pas karrocës bebushin tim, me rripin e sigurimit, më afrohet një burrë mesatar në moshë duke ngrënë një pite në dorë e duke më thënë të të rroje fëmija.  Në njërën dorë mbante piten e tij e me tjetrën po fërkonte bebin tim.

Ndërkohë për fat ish një zonjë tepër e sjellshme dhe i thotë :

-Ju lutem mos e prekni foshnjën me ato duar dhe duke ngrëne gjithashtu.- dhe më shkeli synë, për të më dhënë që të kuptohej sikur njiheshim prej kohësh.

Burri duke ju përgjigjur, i thote; “ Mos vallë jeni shoqëruesja e saj?

-Po, i thotë…, e kam shoqen time.

Nga mënyra se si na shikonte, fillova të dridhesha nga ato çfarë po dëgjoja, por në të njëjtën kohë më vinin ndërmend lajmet e shpeshta që jepeshin çdo mbrëmje në TV …, se rrëmbeheshin fëmijë shumë , gati përditë, sidomos foshnjat e vogla.

Zemra ime filloj të pushonte e dridhej njëkohësisht. Tërheq karrocën me një shpejtësi deri në trotuarn e dyqanit që ndodhej aty afër.

Ndëkohe, burri duke më thënë përsëri e duke m’ u afruar , se edhe unë kam një fëmijë të vogël, por nuk e kam këtu, e kam me gruan time në vendlindje.

Kjo, mua më shtoi edhe më tepër ankthin  dhe më dukej sikur në çdo fjalë të tij më pështillej gjuha  e zemra me dhimbte si një e sëmurë , e trembur deri në mbarim.

Por zonja për fat të mirë nuk m’ u nda për asnjë çast, deri sa erdhi autobuzi, i cili do më çonte në vendin e duhur.

Burri i huaj, bëri si bëri dhe zbriti në stacionin më të parë dhe humbi mos morisë së kalimtarëve në stacion.

Ndërkohë kjo zonjë vazhdonte të fliste me duar e gjithfarë gjestesh:

-Të lutem e mira ime, të lutem! Kujdes nga këta tipa, sepse janë  rrëmbyes fëmijësh.

Kjo gjë më tmerroi edhe më shumë , aq sa edhe sot e kësaj dite më duket sikur dy sytë e mi nuk do mjaftojnë kurrë për të parë dhe për të ruajtur fëmijët.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s