Kush e ka pushtetin? Ose disa mendime rreth librit pubicistik të Nebil Çika, “ Koha e Lugatit” / Nga Rezart Palluqi

Kush e ka pushtetin?  Ose disa mendime rreth librit pubicistik të Nebil Çika, “ Koha e Lugatit”

 

 

rezart palluqi

Nga Rezart Palluqi

 

Ky libër është një thesar për të gjithë brezat e rinj shqiptarë, të cilët sot dinë fare pak ose hiç rreth krimeve komuniste por edhe për  disa breza emigrantësh që humbën kontaktet e përditshme me zhvillimet socio-politike shqiptare.

Publicistika në pamje të parë nuk ka nevojë për analiza ose reçensione. Kjo sepse ajo dallohet për fuqinë e saj analitike dhe pasqyrimin sa më të thellë të disa gjërave ose problemeve të turbullta. Megjithatë unë kam dëshirë të them dy fjalë për librin publicistik të gazetarit dhe aktivistit Nebil Çika,  “Koha e Lugatit”  të cilin unë do ta titulloja sipas një prej eseve të tij, “Kush e ka Pushtetin?”

Këtë libër e kam lexuar me kënaqësi dhe pikëllim njëkohësisht, brenda një mesdite të ngjeshur. Ai përbëhet prej eseve të shkurtëra dhe mesatare ku trajtohen të gjitha problematikat e shqiptarëve gjatë dy shekujve të fundit, por në veçanti shqetësimin e tij të thëlle rreth ringjalljes së enverizmit në ditët tona.   Gjatë leximit të këtij libri m’u përforëcua ideja ime e vjetër që kam pasur për Nebilin. Ai është ndër të paktët gazetarë të djathtë që për hir të së vërtetës dhe mbarëvajtjes demokratike shqiptare, ka denoncuar gabimet apo krimet herë morale, herë ekonomike të PD-së. Nebil Çika i ka ndjekur me vëmendje dhe kthjellësi të madhe të gjitha zhvillimet në gjirin e të përndjekurve politikë. Këtë nuk e bëri vetëm sepse regjimi hoxhist ia pushkatoi xhaxhanë. Jo! Por edhe falë trashëgimisë së tij intelektuale.

 

 

13530719_10209836110209822_1571045952_n

Nebil Çika

 

Kështu Çika, trajton në disa ese sfidat dhe dështimet e kauzës së dënimit të krimeve hoxhiste. Ai hedh dritëhije të qarta edhe mbi figurën e kryetarit te PD-së , Berisha. Në fq 52, ai me të drejtë ngre pyetjen: Përse martirët e demokracisë, ose viktimat e regjimit enverist, gjatë qeverisjes berishiane, nuk u lejuan të varrosen në varrezat e dëshmorëve? Këtu ai ngre pikëpyetje edhe për datën 5 maj, e cila edhe mbas vitit 1992 vazhdoi të shërbente si dita e dëshmorëve të kombit.

Ja një fragment që e ilustron këtë:

“Jam shumë dakord  me z. Berisha kur thotë se nderon të gjithë dëshmorët, nga Lidhja e Prizrenit tek Feti Vogli por nuk e kuptoj përse nuk vendosi si ditë të nderit të tyre vrajen e dëshmorit të parë të asaj periudhe, Oso Kukës, Mic Sokolit, Jakup Ferrit, Sef Kosharës apo dikujt tjetër… Në këtë këndvështrim mendoj se edhe demokratët me ruajtjen e dyshimtë të 5 majit si festë e dëshmorëve , kanë gisht në rikthimin e saj si ditë e Enverit”. Fq 52

Disa faqje më tutje ai akuzon të djathtën si të papërgjegjshme për mijëra varret anonime, ende të pazbuluara edhe sot. Sipas tij, PD-ja ka përfituar mjaft prej krimeve komuniste, ndërsa  të përndjekurve politikë, shumë pak. Çika nuk i kursen as përfaqësuesit e të përndjekurve politikë, një pjesë e të cilëve kanë luajtur me dy karta. Kulmi i hipokrizisë së tyre, sipas Çikës, arriti dy vite më parë, kur kryeministri Rama, pinjolli biologjik enverist, mori pjesë në varrimin e njërit prej të përndjekurve politikë, i cili u vetëdogj në Tiranë në shenjë proteste. Çika na kujton aksiomën e famshme të Sartrit, që thotë se i urren ato viktima që duan xhelatët e tyre. Duket sikur Rama, po ndjek shembullin e Berishës, duke përfituar sadopak simpati popullore dhe leverdi politike prej viktimave të babait të tij, ose tërë shpurës komuniste bllokmene.

Nuk kam ndërmend të shpalos të gjithë brendinë e librit  të Çikës, sidoqoftë mund të them se esetë e tij kanë natyrë të ndryshme. Çika reflekton figurën e një intelektuali të plotësuar ngaqë ai dramën tonë e skanon në shumë aspekte. Aty, ai flet gjatë dhe bindshëm rreth natyrës prej kusare komuniste, grabitjeve të arit shqiptar; mafien komuniste qysh prej viteve shtatëdhjetë e deri më sot. Me këto pasuri të grabitura elita ish enveriste diti të rezistojë dhe më vonë të riblejë pushtetin e humbur, duke emëruar qindra hetuesë, prokurorë e gjyqtarë, apo kryetarë partishë.

Në libër nuk mungojnë as vuajtjet morale dhe shpirtërore të mijëra shqiptarëve në burgjet enveriste, të përfaqësuar më së miri prej poetëve e shkrimtarëve, si Blloshmi, Nela, Radi, Pllumi, si dhe ata që emigruan apo u vranë me heshtje, si Xhaferri, Camaj, Luzaj, etjer,

 

 

13530441_10209836109609807_417607098_n

Koha e Lugatit

 

Mendoj se ky libër është një thesar  për të gjithë brezat e rinj shqiptarë, të cilët sot dinë fare pak ose hiç rreth krimeve komuniste por edhe për  disa breza emigrantësh që humbën kontaktet e përditshme me zhvillimet socio-politike shqiptare.

Nebil Çika, është për t’u përgëzuar jo vetëm për sinqeritetin, ndershmërinë e tij , por edhe qëndresën e tij çerekshekullore ndaj presionit post-komunist. Patriotizmi shqiptar, shpesh nuk zgjat më shumë se sa zgjat një këlysh maceje në barkun e maces. Sepse fill atëherë, Partia, u ofron atyre karrigen pushtetare dhe ata pothuajse të gjithë, e shkembejne ate rrufe me atdhetarizmin ose intelektualizmin e tyre të rremë. Mirëpo Çika, nuk e ka bërë këtë. Ndaj edhe ky libër i tij, nuk është aspak i rastësishëm. Në çdo faqe unë kam ndjerë shqetësimin e tij patriotik, dhimbjen dhe gulçimin e protestës ndaj krimeve komuniste që mesa duket do të na ndjekin edhe për shumë kohë nga pas si hije mesjetare.

 

Gjuha e tij është e qartë, e kthjellët dhe gërryese. Ajo nuk dredhon përballë krimeve socio-politike. Publicistika e tij merr nuanca letrare prej pikëllimit dhe shqetësimit të tij intelektual.

 

Vetëreflektimi i tij ndaj dyfytyrësisë së PD-së,  protesta e tij e pastër dhe e guximshme ndaj krimeve komuniste, si dhe alarmi që ai na jep rreth rilindjes së enverizmit në ditët tona, i japin  një shkëlqim të rrallë publicistikës së tij, duke e shndërruar atë në një ndër gazetarët e paktë që ditën të ruajnë të pavarur mendimin e tyre mbas vitit 1991.   

 

Rezart Palluqi

Holandë, 23 qershor, 2016

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s