Poezi nga Demush Mehmeti Dema

 

11889470_798866840231300_638800853195822528_n

Poezi nga Demush Mehmeti Dema

 

 

HËNGËR NA KA

 

Të shikoj me andje atëher kur s’të shoh

Çdo vijë të fytyrës ta shoh në detaj

Aromën e shtatit tënd e ndjej shumë fort e larg

E kur më je përball fare nuk të shoh

Nga ato ndrojtja dhe marrja që hëngër na ka.

 

 

 

NË STACIONE PRITJESH

 

Nëpër ato stacione pritjesh mos të ndalemi

Pritja nuk arrin cakun por kohën merr

Në eter shpresash mos të na dendësohet mjegullia

Gjymtyrët e trupit do na plogështohen keq

Kjo hija e hundës sonë pamjen do na marrë

Vetëm me lëvizje hapi arrihen kohët

Shpërthehet errësira drita shkëlqyese anën ja merr.

 

 

 

REALITET

 

Jo as pak nuk jam i hidhëruar me fatin

I mërzitur pse të jem

Me tifon time për të mit kurr s’ do ndalem

Dhe ne i kemi shpresat shumë reale

Tani jemi vetvetja të barabart me botën pa anë

Në këto zemrat tona vlon dashuria

Qëllimet tona i kemi krejt të mundëshme

As ëndrrat tona jo kotësi ma nuk janë

Në kraharor çunash shpërthen gjithë fuqia

Në ato fytyra vashash tona gjithë bukuria flen!

 

 

 

DO JU PRES

 

E di larg ju kam

Sa e lehtë mund të duket

Krejt një fjalë goje me e thënë

Kësaj vere s’ do vimë

Mundësi s’ po ka

Hiç kerkahë s’ po e mrrin

Jetë e rëndë u bë

Bash çdo send po kushton

Qofshim shëndoshë

Në fund të vitit do jemi aty

Do përqafohemi fort

Babë e bir

Gjysh nip dhe mbesë

Kjo pritje sa shumë e rëndë

Si gjithnjë

Me dashuri time do ju pres

Një zjarr i pashuar do të mbesë.

 

 

 

SA TË JAM GJALLË

 

Në mëngjes di të më shfaqet mërzia

Vjen ashtu si di krejt me më kall

Jo as lotin s’munda ta ndali

Ashtu si di shpesh, ashtu si e kam zakon

Të gjithë ju ma dini dhimbjen

Dhembjen që bashkë me ju e kam ndarë

E pakalueshmja pjesë më mbeti për vete

Vetë të merrem me të,  sa të jam gjallë!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s