Sa trim kam qënë – Poezi nga Charles Bukowski / Përktheu në shqip Petrit Sulaj

Charles Bukowski

Poezi nga Charles Bukowski

 

 

Sa trim kam qënë

 

Në fillim i shpova  veshin e majtë

pastaj të djathtin,

më tej i dogja pulpën e këmbës

me plumb të shkrirë,

pastaj

i bëra vrima vrima aletet e tjera

dhe kur u palos nga dhimbjet

në tokë,

e rregullova në mënyrë

që të mos ngrihej më gjallë,

( mjerë bukuroshi).

 

Ah, ah,

Dhe hyra në bar për të pirë një gotë,

kur më ra në sy një tip

që po më shikonte vëngër,

kaq i mjaftoi për tu gjend i vdekur –

pilaf në dysheme.

 

Kur pashe gjak

fillova të kem uri

dhe hëngra një panine me proshutë.

Ndërkohë që dëgjoja këngë sentimentale.

Pastaj theva krejt dritat e lokalit

me pistoletë,

dhe dola.

Jashtë u duk se nuk kishte njeri vërdallë

kështu që për të mos ndejt pa punë

i hodha trutë në erë kalit tim

(  mjer bukuroshi).

 

Pastaj pashë sherifin

hu në këmbë, në fund të rrugës

dridhej si purtekë i gjori

sikur ti kishin fut korentin në bythë

sa spektakël i dhimbshëm;

atherë në fillim e qetsova pak

me plumbin e pare

dhe me të dytin

e palosa në tokë.

 

Pastaj për pak kohë

u shtriva me shpinë në asfalt

e gjithë yjet një nga një i rrëzova në tokë,

më tej qëllova hënën;

pas kësaj i rashë rreth rrotull qytetit në këmbë

e krejt llampat i bëra përshesh

dhe menjëherë terri sundoi

erësirë e vërtetë

ashtu si më pëlqen mua;

se mua nuk më zë gjumi

dhe një dritë e vetme

po të jetë ndezur në qytet.

 

Si u lodha, u shtriva e fillova të ëndërroj

kohën kur isha fëmijë

e kur luaja me pistoletën time lodër

e të gjithë i bëja pilaf me të,

dhe kur u zgjova

armë nuk kishte më

më kishin lidhur këmbë e duar

sikur të kishin frikë nga unë

ndërkohë lakun e litarit

po ma rregullonin në qafë

mu duk sikur donin të më varnin;

ndërkohë një horr po më ngjiste në shpinë

një alamet tabele, ku shkruhej:

” ka një ligj për ty

dhe një për mua

ligj gjithmonë në fuqi

edhe kur nuk eksiston ”

 

Ah, kështu ndodh me mua

poezitë e bukura

përherë më kanë bërë të qaj

e ju nuk do të më besonit?

Dhe femrat të gjitha qanin

edhe se kur ishin me mua

emra meshkujsh te tjerë përmendnin

sa shume qanin, mbaj mend mirë

për mua qanin zemrat e mia

madje edhe se kisha fjet me të gjitha

harroja që t’u tregoja emrin tim

aq shumë më emociononin.

 

Ndërkohë turma ishte tym e flakë

nga zemrimi me mua,

e më rrugaçët

më qëllonin me kanaçe birre

po unë desha ta qetsoja ca turmën,

duke i thënë:

unë jam  pre jo e denjë për rrugeçër

pastaj gjithë këto që po më qëllojnë

po më duken fëmijë që s’ do bëhen burra kurrë –

për më tepër homoseksualë 90% e tyre.

Kur thashë kështu, s ma zgjatën më:

” e ka vendin ne ferr ky majmun!”

 

dhe  me një të shtyrë që më dhanë

nisa  vallen time të fundit,

e si bëra një xhiro të mirë

u ktheva e  pështyva baristin

pastaj i ngula sytë

mes gjinjëve te Neli Adam

dhe filloj të me shkojë për goje lëng.

 

 

petrit sulaj

Përktheu në shqip  Petrit Sulaj

 

29,08,2012

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s