Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik “ Shpërthime shpirti ” të autores Xhuljeta Kondi .

13516432_10208113485747599_3598176371738732473_n

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik  “ Shpërthime shpirti ” të autores  Xhuljeta Kondi .

 

 

Autore : Xhuljeta Kondi

Titulli : Shpërthime shpirti

 

Poezi

 

Redaktoi dhe përgatiti për botim:

Roland Lushi

Botimi i parë, 2016

ISBN: 978-9928-204-95-0

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Tirazhi 300 kopje

 

 

13516432_10208113485747599_3598176371738732473_n

Roland Lushi

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, qershor 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kondi, Xhuljeta

Shpërthime shpirti : poezi / Xhuljeta Kondi. –red.Roland Lushi

Tiranë : Ada, 2016

120 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-204-95-0

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

 

 

Gjithmonë më ka pëlqyer të lexoj libra, sidomos poezinë. Tek shumë poezi shpesh kam gjetur veten, ku më ka shërbyer si qetësues në momente kur shpirtin e kam pasur të ngarkuar me trishtim…. Më kujtohet që në shkollë (në liceun artistik) në orën e letërsisë, por dhe në orën e pikturës shkruaja fragmente të coptuara vargjesh për shoqërinë time….. por kurrë nuk e kisha menduar të meresha seriozisht që të shkruaja poezi, edhe pse më thonin që duhet të shkruaja…..Më pëlqente vetëm të lexoja, dhe as e kisha menduar ndonjëherë se një ditë, ashtu pa pritur do nisja të shkruaj një libër me poezi, dhe aq më tepër (për të qenë e sinqertë ) në një kohë që emigracioni me vështirësitë e saj më kishte larguar nga leximi ……

Kur distanca në hapsirë midis lindjes dhe vdekjes zvoglohet papritur, dhe ndodhesh aq afër me vdekjen…..një hap, një frymëmarje që vdekja të pushtoj në krahët e saj, e gjithë jeta në atë çast të shfaqet si një film kinematografik. Edhe pse në atë kohë lufton me gjithë shpirt t’i shpëtosh kthetrave të vdekjes, për çudi të lind një dëshirë e fundit (edhe pse të duket që ditët i ke të numuruara) për të shkruar diçka si për të zbrazur shpirtin nga momentet e bukura por dhe të trishtuara të jetës, si revoltë që nuk do të marësh asgjë me vete në botën tjetër….sepse asgjë nuk merr me vete kur ikën……

Kështu ndodhi dhe me mua.

Fati im, ose më mir të themi ironia e jetës më goditi (sikur nuk i mjaftonin goditjet e mëparëshme) me sëmundjen e kohës CA ….pra Kancer.

Fal kurajos sime dhe përpjekjeve për të mos iu dorëzuar përqafimit të vdekjes, arrita ta sfidoj këtë ironi të jetës, e cila më bëri më të fortë se kurrë.

Pikërisht në këtë duel Jet a vdekje, më dolën papritur vargjet e para nga shpirti në formë thirrje….

-Ti më ke dënuar o fat,….

por unë se pranoj dënimin.-…..

Këto ishin vargjet e para që më frymëzuan të vazhdoj të shkruaj këtë libër me poezi, me ngjarie nga jeta ime. Realiteti i gjithë ndjesive të jetës sime që kanë lënë gjurmë në mendjen dhe shpirtin tim, është ai fakt që më ka frymëzuar, ose ku është ushqyer çdo varg. Ndjesitë kanë qenë të ndryshme jo vetëm ndaj ngjarjeve personale, por dhe nga ngjarie të ndryshme dhe të njerëzve që më kanë rrethuar në historite që kam përjetuar. Ndoshta libri mund të ketë mangësi profesionale (sepse nuk jam poete), por ju siguroj që nuk janë vargje në erë të krijuara me fantazi, por çdo varg ka dalë nga shpirti ashtu siç e kam ndjerë e jetuar…

Është për t’u çuditur se në ato momente të vështira kujtesa aktivizohet aq shumë, sa kujton dhe gjërat e vogla, të cilat se bashku me të tjerat kujtime që i ke pasur të mbyllura me kohë në një kuti për të mos e hapur kurrë….papritur ky moment të bën t’i nxjerësh dhe t’i rrjeshtosh në vargje, të cilat sa nostalgjike janë, por dhe të dhimbshme për mua….. sepse të duket sikur i përjeton përsëri. Dhe jo me kot shkrova poezinë “Strehim kerkova tek ty poezi”…/Që të më japësh forcë të shkruaj… /Një lumë të ëmbël kujtimesh me nostalgji…../Çdo ndjenjë të bukur, e dhimbje që kalova …./

Mendoj se poezitë e mia nuk janë vetëm një shpërthim i shpirtit tim, për ta lehtësuar sado pak nga dhimbjet që kalova. Por mendoj se në vargjet e mia kushdo mund të gjej veten për një dhimbje, apo një hap ose sjellje të gabuar që ka kaluar në jetë, duke zbërthyer moralin e vargut që do t’i shërbente kujdo, jo vetëm në drejtim të dashurisë, por dhe të çdo ndjesie tjetër, apo virtyti që duhet të kultivoj çdo njeri prej nesh……sepse në fund të fundit janë realitetet e jetës që kush më shumë e kush më pak çdo njeri i ka kaluar, ose mund t’i kalojë në jetë. Vargjet e mia flasin me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme, ashtu siç është gjuha e thjeshtë e shpirtit, e cila nuk i ngatëron dhe i komplikon ndjesit origjinale.Pra këtë gjuhë kam përdorur dhe kam dashur të përdorin të tjerët me mua në jetë. Dhe në këtë gjuhë shkruaj, që të bëhem sa më e kuptueshme për ju.

Dashuria, dhe te dashurosh për mua nuk është vetëm një burim gëzimi, apo forcë jetësore, po është dhe një forcë e madhe fisnikëruese, ku fisnikëron të gjitha ndjesitë e tjera, që e kthejnë shpirtin në një burim mirësie, dhe kultivon të gjitha cilësit dhe virtytet që dikur u kanë munguar për të komunikuar në mënyrë shpirtërore dhe njerzore. Ky ka qënë dhe një nga zhgënjimet që ka lënë mbresë në shpirtin tim. Për shumë njerëz, të cilëve u ka munguar fisnikëria e shpirtit, pra komunikimi shpirtëror, dhimbshuria, të dish të falësh dhe të dish të thuash më fal …dhe sigurisht ta njohësh, ta ndjesh dhe ta respektosh dashurinë deri në atë shkallë që mos ta fyesh e ta përcmosh, ashtu siç nuk e meriton………cilësi këto, që luajnë një rol të rëndësishëm në shkatrimin ose në qetësimin e shpirtit të njeriut që ke përballë. Dhe për mua Dhimbshuria është ndjenja më njerzore dhe e përsosur që përfshin në krahët e saj të gjitha ndjenjat e tjera……dhe më e rëndësishmja përfshin respektin dhe qartësinë e mendimit……

Nuk duhet të harojmë asnjëherë se vjen një ditë, kur çdo njëri prej nesh do të filloj diçka që nuk do të mbaroj……Dhe kjo ka për të qënë, një ëndër, një shëtitje, një letër apo qoftë dhe një frazë a varg…….

Fati i çdokujt është një kurth që shpërfillet përreth, po aq tronditëse dhe ngaherë edhe i plotfuqishëm karshi ekzistencës sonë. Këmbëngulja jonë është më e fortë se ai. Një diell që kapërcen ironinë e tij, dhe kohët kalojnë e gjërat ndryshojnë……Gëzimet e trishtimet vijnë e ikin, por shkrimi i poezisë mbetet…..

Si degët e shelgut lotues, e qëndrueshme si rrugët e shtegtimit të zogjve, poezia mbetet përgjithmonë…….e nëse jeta jonë ka mbaruar.

 

Xhuli.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s