NJË HISTORI NGA ALI PASHË TEPELENA. (Shkruar sipas rrëfenjës, pa asnjë ndryshim) / Nga : Agron Mema

NJË HISTORI NGA ALI PASHË TEPELENA.

 

 (Shkruar sipas rrëfenjës, pa asnjë ndryshim)

 

 

Agron mema

Nga : Agron Mema

 

 

Kjo ka ndodhur në fshatrat e Tepelenës në Dorëz-Lopës ose Sinanaj. Këtë histori e ka treguar një stërmbesë e Çaush Likës I cili bënte pjesë në parinë e zones dhe njihej edhe më tej zone si I kamur, I zgjuar dhe trim. Çaushi kish edhe dy vëllezër, Lame e Hasan Likën. Të tre përballonin hallet e tyre dhe zgjidhnin edhe ato të të tjerve kur u kërkohej ndihma.Si njeri me influence të madhe dhe capital të madh, Çaush Lika ishte edhe kryeplaku I zones. Ishte koha e sundimit të Ali Pashë Tepelenës dhe vet Aliu kish qenë në Kudhës –Gërhot kur u bëri deputetin e Janinës. Si vëllazëri, të tre, punët I kishin ndarë; Çaushi ishte kryeplak I zones dhe merrej me qeverisjen dhe mbarvajtjen e punve, Lamja përgjigjej dhe kishte në administrim bujqësinë dhe puntorët argatë, ndërsa Hysa administronte blektorinë. Kopetë dhe çobanët. Në Dorëz-Lopës kishin ndërtuar saraje të mëdha dhe ishin kthyer në paria e krahinës. Ali Pasha , pas emërimit të deputetit të Janinës në Kudhës –Gërhot, mori rrugën për Sevaster, Shkozë, Dorëz-Sinanaj dhe tepelenë rrëzës së Vjosës. Në gurin e Lunecit, që është sinor I Dorëz-Sinanaj me Shkozën, ose Vlora me Tepelenën, Hasa që ishte me barinjtë hysmeqar, përballet me Ali Pashën dhe ushtarët e tij.

-Tungjatjeta, tungjatjeta , Pasha! Nga vjen prej këndej?

-Nga Kudhës-Gërhoti, bëra Hariz Kananin hajan (deputet I zones për Janinën në atë kohë) të vendit.

-Urdhëro për darkë, -I thotë Hysa Pashait, por pa e kuptuar se të ftoje Ali Pashën për darkë, ky kërkonte dashin që printe kopenë në hell të pjekur nëse qëndronte dhe do të flinte me femrën më të bukur dhe më të re që kishte shtëpia. E kishte rregull të pashkruar dhe që nuk I bënte dot njeri xhibla. Hysa nuk e dinte këtë tekë të Ali Pashës.

-Ptjetër ,- ja kthen Pashai, -por do të therrim dashin përçorë të kopesë.

Hysa urdhëron një hysmeqar të kapnin dashin përçor e ta çonin në shtëpi e ta thernin ku ti mbushej mendja Ali Pashës. Po Desht e Çaush Likës qenë si dema dhe kishin patkonj si kuajt. Aliu I zgjuar dhe dinak, për të ofenduar Çaushin, donte ta therrte dashin kur të qe present Çaushi vet.

-Prit, I thotë Pashai Hysës,- sat ë vijë Çaushi nga mbledhja në tepelenë dhe pastaj t’I pritet koka dashit.

-Mirë ,- ia kthen Hysa I bindur e I padjallëzuar, pa I rënë në erë hiles së Aliut.

Kur erdhi Çaushi me trupat e tij, u habit kur pa sarejet e veta të rrethuara nga trupat e Ali Pashës. Nuk po kuptonte se ç’po ndodhte dhe u merakos së tepërmi. Hysa , sa dëgjoi trokëllimat e kalit të Çaushit, I doli para ti jepte lajmin e gëzuar se vet pashai I janinës kishte bujtur për darkë në Sarajet e tyre pas ftesës së tij.

-Mirë ma paske bërë, more vëlla,- I thotë Çaushi Hysës dhe ngjitet për në odën e katit të dytë duke ju drejtuar Ali Pashës,-Mirëse urdhërove tek sarajet e Çaush Likës për një kafe.

-Jo, Çaush Bej,-ja kthen Pashai, unë kam ardhur për darkë dhe ka ardhur edhe dashi me bype e patkonj.

Çaushi i befasur, por kuptoi nëntekstin e Pashait që nuk e kish hallin tek dashi, port ë flinte me vajzën e tij, Havanë, 16 vjeçe. Kjo e sëkëlldiste dhe nuk kishte fare hallin e dashit, as e llogariste tek pasuria e tij e madhe, por tani nuk kishte dhe tjetër rrugë. I zgjuar, I thotë Pashait që  dashin do ta hante, por me një kusht që të loznin një lojë me gur në tepsi; po e fitove do ta hash dashin, në të kundërt , do të var këmborën e dashit. Por fitorja nën kuptonte fjetjen me vajzën e tij 16 vjeçe dhe kjo ja erri arsyen  Pashait, por edhe I zënë ngusht e I befasur nga kjo që s’e priste, edhe se çaushin e njihte që qe burrë zakoni dhe trim, pranoi kushtin e Çaushit dhe filluan lojën. Në fund Ali Pasha e humbet atë. Çaush beu urdhëron hyzmeqarin t’I hiqte këmborën (bypen) dashit dhe tÇja sillte aty. Këmbora erdhi menjëherë. Çaush Beu urdhëron hyzmeqarin t’ja var këmborën Aliut, hysmeqari u drodh nga frika deri në të fikët.

-Sille këtu këmborën ,- I thotë hysmeqarit dhe ju drejtua Aliut,-Dashin e Ali Pashës nuk e ha dot ti, se ky haur ka zot! I var këmborën dhe I thotë: Dil nga shtëpia dh eta kuptosh se kush është Çaush Lika!

 

 

ali pashe tepelena

Ali Pashë Tepelena

 

Ali Pasha doli nga odaja e katit të dytë e deri tek porta e madhe me këmbor në qafë, aty ja hoqi kryeasqeri. Ali Pasha I drejtohet: Kryeasqer, sa ditë ka java?

-7, Pasha effendi,- ja kthen kryeasqeri.

-6 ditë të mos I mbush Çaush Lika  se ndryshe do të pjek më keq se Çaush Hormovën!

Ditën e tretë vjen një telegram nga motra e Çaushit që qe e martuar në Sinanaj  a në Lopës që e lamëronte Çaushin të vinte urgjen se e gjente apo jo motrën gjallë. Nëna e Çaushit e kupton dhe I thotë të mos shkojë se patjetër është kurth nga I Ali Pashës ky.

-Jo nënë, nuk rri pa vajtur, mund të jetë I vërtet lajmi, mund të jetë edhe si thua ti. Po do shkoj. Nuk marr me vete trimat që po është kurth, edhe po u vrava, të vritem vetëm unë. U nis dhe sa kishte kaluar vendin që quhej xarri I Dorëzës  Çaushi shikon të bijën që e ndiqte pas me kale, por edhe e armatosur.

-Ku vete , moj bijë, apo ke hall të vritesh dhe ti? Kthehu pas,- I drejtohet të bijës.

-Jo, nuk kthehem, nuk tërhiqem, edhe po vdiqa , do të vdes për babanë tim.

Çaushi përsëri i dëshpëruar i lutet vajzës të kthehej se e ndjeu që do të qëllohej nga Ali Pasha dhe asqerët e tij. Dhe sapo kalon xarin e Dorëzës, e qëllojnë me belxhik. Predha e pare nuk e zuri, por zuri kalin I cili ra direct I ngordhur, ndërsa Çaushi thyen këmbën. E bija zbret dhe hipën në kal të sajë të atin dhe ikën drejt se pot ë kthehej pas do të vritej me siguri, por pa mbritur në Sinanaj, ndeshën në pritën e dytë dhe çaushi plagoset në dorë. Vazhduan rrugën dhe u del prita e tretë në murin e portës së motrës së tij në Sinanaj ku u zhvillua dhe lufta më e madhe. E bija i lidhi plagën të atit me këmishën e sajë. Dhjetra trupa të Ali Pashës qëllonin pa rreshtur. Çohet gjithë krahina, por ishin të papërgatitur.Luftuan dhe rezistuan një natë dhe një ditë. Këtë e thotë edhe kënga”Çaush Lika , Lame Lika” në fjalët e sajë:”Që në Vlorë e tepelenë/Çaush Lika zu dyfeknë/Martalloz e tatëpjetë/ Zunë e po hidhnin fishekë/Që në mëngjes e gjer në drake/27 fishek /I dogji Çaush Lika vet/Çaush Lika, Lame Lika/ Ç’ishin ai vraftë pika/Kur dilnin në lëmë si çika/O tahir mustaqedhjamë/S’u përpoqe për babanë/Djalë të kishnja havanë/Që mi mbushte fishekët pranë/Ajo mbush, unë vur zjarrë/Hava, bijë, moj lalote/Ç’u bë bukuria jote/Në krah të babait luftove/ jetën tënde s’e gëzove/Plumbin në gjoks e more/Çaush Likë-Dorëzaaa/ Bishti kalit me këna/Bën dyfek me një pasha/.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s