Cikël poetik nga Përparim Hysi

Perparim hysi

Cikël poetik nga Përparim Hysi

 

 

K A T E R I N A ! *

 

Ç’të ka gjetur,Katerina, që më rri menduar?
Mos mendon, moj Katerina, dashurinë e shkuar?
Shkoi e vajti dashuria, për ne, Katerinë!
Se ka ardhur pleqëria dhe më nuk ka kthim.

S’ka më kthimë në kohë të shkuar, nuk ka Katerinë!
Ajo kohë, tash, ka perënduar dhe kemi nostalgjinë
Nostalgjia na pushton, mbi ne vë domenin
Pa na zë e na mundon, sa s’e mbajmë dot helmin.

Englendisemi kot së koti, mbytur në mendime
Ç’bie sahati, s’e bie moti, o moj mikja ime!
Ndaj mendimet sikterisi, përzëre trishtimin
Dashuria shkoi, bitisi: dëgjo Përparimin!

 

 

VIETNAMEZIA NGA *

 

E njoha në shkollë vietnamezen NGA!
E njoha, ç’e njoha, po mendja më la?!!!
Më bëri për vete buzqeshja feminore
Se qe, e gjitha, si freski mëngjesore!

Kur fliste, zë skuqej sikur po bënte turp
Një tjetër, më të bukur, nuk gjeje.Nuk!
Me mollëzat e faqeve made in Azi!
Më hëngri, më bloi: me syrin e zi.

Po buzët e fryra, mafishe: tërë tul!
E zura vietnamezen e putha me vrull.
E zura, s’e zura (vërtet a trillim?)
Ma çani zemrën dhe nuk do gjeni zhgënjim.

 

 

IKSI?!!!*

 

“NJeri! Sa krenare tingëllon kjo fjalë!”

Maksim Gorki

 

Qeshjen e ka si skërmitje
Për të qarë? Hiç nuk di.
Nga ky prit çdo lloj të lige
As nuk e llogaris për njeri.

Çuditërisht, mund të jetë i suksesshëm
Në fusha të ndryshme dhe si politikan, lider
Unë them:- Shyqyr që është i vdekshëm
Se tërë jetës do kundërmonte erë.

Për mua, as që më duhet suksesi
Le t’i peshohet “suksesi” me flori
Sa e shoh dhe zë më kap stresi
Se,së pari, nuk është njeri.

Mua me të nuk më gjen kurrë
Sikur, kur thonë, të bëjë vezë të kuqe.
Mu në “lavdinë” e tij zë i pshurrë
Le të thonë për mua:-Je me huqe!

Se të tillët, si ky “IKSI” lavdisë
Zënë dhe i hedhin katran
Të verbuar prej”lavdisë” dhe ligësisë
Kurrë me ta nuk më gjen pranë.

 

 

PO… *

 

Po harrova të ligën.
Le t’ma nxjerrin njërin sy!
Po harrova të mirën,
Të m’i nxjerrin që të dy!

 

 

LULJA DHE GRUAJA!*

 

Dhe ngjan një lule me gruan
Aq sa ngjan një pikë me pikën.
A nuk “fishken” e “thahen” të dyja,
Po nuk u “vaditën?!!!”.

 

 

JAM SHPIRTBRISHT!

 

Unë, vërtet, jam shpirtbrisht
Po, ndodh, që kthehem “xhelat”
Se të shoh me “tjetër”, shpirt
Edhe mbushem me inat.

Se ti je si mollë e bërë
(Mollën e bërë e “ha” një tjetër?!)
Ah, si bëhem unë i tërë
Mu si xhind dhe marrë përpjekur.

Zë e shfryj si i marrosur
Shpirti i brishtë bëhet tufan
MIke, moj, më ke djallosur
Dhe shpërthej si vullkan.

Magma e shpirtit e çan korën
Edhe llava zë vërshon
Nga e keqja, kafshoj dorën
Unë ,shpirtbrishti, kthyer demon…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s