Poezi nga Sadbere G. Spahija

sadbere

Poezi nga Sadbere G. Spahija

 

 

NUK I DUA

 

Ndarjet
As lumenjte kur
Shiu
Naten i turbullon
Fjala qan
Vargu shderrohet
Ne pritje
I dua endrrat bleroshe
Syte e nates
Me hene e yje
Dhe nje udhe
Qe bashkon brigje
Ura njerezish
Kufinjesh te ndare
Popuj
Nuk i dua…

 

 

MOS MË HARRO

 

Unë do nisem sërish udhëve të mërgimit
Nëpër stacione të dhimbjeve me një valixhe në dorë
Mes shkronjave do ta lë zemrën time trëndafil
Lotin e virgjër buzët e mia si burbuqe
Hapat e mi mbi asfalt shpirtin në këngë
Mos harro se jam një copë dielli në hapësirë
Atje netët janë të ftohta ëndrrat si fluskë sapuni
Dashurinë e kam ndarë me Ty si fjalën në sofrën e poezisë
Kur të ndalet shiu i mesnatës do të rikthehem me buzëqeshje
Më prit aty ku ta fala qiellin yjet plot shkëlqim
Mos më harro !

 

 

PRANË ËNDRRËS

 

Mëngjes i ftohtë. Dielli ende nuk e ka nxjerrë
kokën nga shtrati i vet. Është vonuar sot.
Ndoshta është lodhur nga ky udhëtim nëpër
stinë.E sot kam një ndjenjë të çuditshme:dua
të jem me çdo kusht ëndërr e zgjuar.Fjalë
malli.Dashuri e pasosur kurrë.Kështu më tha
një fantazmë mbrëmë. Mesnatë.Një qiri rri
ndezur në skaj të dhomës.Asgjë nuk
pipëtinë.As muret e hirta nuk flasin me
mua.Një heshtje ka hyrë në shpirt.E malli sikur
më grimcon ngadalë.Unë..ve tëm në këngët e
pakënduara deri në fund? Një zë më grish
nga larg.Eja..sikur më thotë.Nisu! Të pres të
nata e mosharrimit.Me një tufë lulesh në
dorë.Eja! E një vaj më mbërthen, më shpon
deri në palcë.Qan loti si fëmija kur kërkon
gjiun e nënës.E s’ka të ndalur.Ashtu, lagur e
bërë qull…hap dritaren të marr ajër, ajër që
zbret nga bjeshkët e larta…atje ku jam ngjitur
shpesh.Më dukej se nga ajo majë e gjelbëruar
do ta shoh shtëpinë time,lënë vite e vite…lënë
atëherë kur preka një rrugë..tashmë e ftohtë,
pa shpirt…pa emër..Jeta më ka përplasur
diku..larg detesh…oqeanësh ..Larg..shumë
larg.Po ec kokëlart…Qëkur njoha një breg të
bleruar…kopsht të ri ,trëndafil pa
gjemba.Aromë jete me sjell çdo orë.Më
grish..Eja nëpër vargje, nëpër fjalë..Sa nuk
erdhi vjeshta me shi..e dimri që sapo ka hapur
gojën të sjell borën e bardhë mbi male..
Mëngjes i ftohtë a diell që arnon ëndrrat e
mia?!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s