Poezi nga Luan Maloku

 

luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

 

VETËM UNË DHE TI

 

I

 

Të ikim larg diku
Vetëm unë dhe ti
Larg, larg gjithçkaje
Në një vend ku s`ka mërzi
Dhe mëri, ku s`ka njeri
Me tridhjetë fytyra

 

II

 

Diku ku s’ka vuajtje
Ku s`ka lot dhe trishtim
Atje ku buzëqeshja buron
Nga zemra dhe shpirti
Ku mund të shikoj në sy
Në fytyrën pa maska

 

III

 

Atje ku fjalët nuk lëndojnë
Ku njeriu përherë vlerësohet
Lumturia nuk blihet me para
Jeta është krijuar e mirë
Por djallëzitë e njerzëve
Shkatërruan gjithçka të bukur

 

IV

 

Le të ikim diku larg
Dhe të mos kthehemi kurrë
Vetëm unë dhe ti
Atje ku aroma e luleve na ushqen
Ku jeta na joshë me të vërtetë
Të jetojmë ashtu si e meritojmë.

 

 

U TAKUAM NË ULQIN

 

U takuam dikur në Ulqin.
Nuk di, a të kujtohet?
Në shikim të parë u miqësuam,
pushime të bukura kaluam.
Mes nesh s`ndodhi asgjë tjetër
veç një përqafimi.

Pas largimit nga Ulqini i bukur
nuk u takuam kurrë më
edhe pse shpresonim
për një takim të ri.

Shumë herë kam menduar për ty.
Sa shumë kohë kaloi pa u takuar!
Kujtimi mbeti aty si hije.

I urrej dashuritë që s`të shpien askund
e pritjet e kota që molisin shpirtin.

Sa shumë pushime i kalova në Ulqin,
për të takuar Ty, përqafimi im…

 

 

SA KAM DËSHIRË

 

Sa kam dëshirë
Të eci këmbëzbathur
Mbi trupin tënd të bardhë

E thuaj pastaj se s`të pëlqen ty
Shushurima e valëve të detit
Në vend të duartrokitjeve.

 

 

TË KUJTOHET

Prozë poetike

 

Të kujtohet atëherë kur më thoje : Unë rritem kur jam me ty, kurse pa ty jam një hiç e hiçit.
Në ditëmirën me ty bëhem zog e fluturoj mbi re .
Në sytë e tu betohem, je një copë qielli bashkë me hënë. I etur jam për dashurinë tënde dhe çmendurisht të dashuroj.
Ti e dashur ishe si flutur prilli, të kujtohet puthja e parë, në buzët tuaja të reshkura, bojë gjaku, shkëlqimin e syve tu dhe buzëqeshjen tënde engjëllore, e di se pa ty nuk vjen pranvera me lule.
Me ty bota ime gjallërohet ebëhem diell I zjarrt
Më ka bërë të varur aroma e trupit tënd të brisht, edhe në ëndërr emrin tënd e pëshpëris. Ti je engjëlli im i bardhë, pa ty koha mërzitshëm kalon.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s