Poezi nga Mimoza Çobo

Mimoza cobo - 1

Poezi nga Mimoza Çobo

 

 

MË MARROS, MË BËN TË MJERË…

 

Syri yt prodhon magji gjer në dhembje,
forcë universale që shpirtin tim vdes,
kur sodis retinën me varkën e mendjes,
futem në grackë prej syrit të pabesë.

Dhe them me vete; Në dreq le të vejë!
sa herë jam vrarë e vdekur nga të tjerë,
por,kur dhelpërisht më shpon tej për tej,
herë marrosem, herë them; Jam i mjerë!

 

 

EMOCION I TRISHTË…

 

Dhe shpirt’i saj valëve ishte zhdukur,
zemrës së detit vite me radhë,
por ajo,s’mund të vdiste përhumbur
ndaj i’u lut valës detare ta marrë.

Dhe bregun puthi një ditë me stuhi,
një ditë kur loti ishte kthyer kristal,
mbi rërën e lagur celi shpirti trëndafil,
aty gjeti paqe dhe shkoi në parajsë.

 

 

I TREMBEM MOTIT TINZAR

 

Kur dallg’e detit më zgjon pa gdhirë mirë,
jodi pa më pyetur kripos buzët heshtur,
qepallat përpëliten nëpër dallgën shëllirë,
aty ,ku fati im,me stuhitë jeton përleshur.

Prej së largu reja nazike qiellit kacavirret,
ndonjëherë s’përton,fluturon mbi kokë,
dhe kur vëngër e shoh,e ndiej si më çirret,
më zë pritën kjo kaçake e gjuan me dorë.

Dhe kur netëve mbyll qepallën një grimë,
shpirti im s’fle ,por rri zgjuar mbi dallgë,
zgalem deti bëhem fluturoj për një dekikë,
tek bregu i lirisë ku njeriu ndihet gjallë.

Ja kështu, më ndjek kjo furtunë e uruar,
me shpatë më kërcënon cdo cast e orë,
por dhe pse vetes shpesh i kam besuar,
i trembem mot’tinzarit, kur nuk tund këmborë…

 

 

MALLI I NËNËS

 

Kur syri im loton për fëmijët e larguar,
e cicërima s’ndihen në vatrën e vjetër,
sjell ndërmend kujtime të kohës së shkuar,
nuhas gjurmët që s’i fshiu stuhia e egër.

Dhe brenda tyre gjej thesarin e pa tretur,
copëza jetësore që më mbushin me mall,
para meje shfaqen duke ecur buzëqeshur,
nipër,mbesa,djem dhe vajzat në radhë.

Kur hëna ndrin qiellit mbi mantelin e butë,
fytyrën e fëmijëve kërkoj nëpër dhomë,
atë çast,ninullë e saj,ma vë syrin në gjumë,
ëndërrimeve shfaqen fëmijët në oborrë.

Por,kur nis i përqafoj,e i puth si atëherë,
mallimi hap flatrat sipër buzës së tharë,
papritur në ëndërr,dimri kthehet pranverë,
dallëndyshet ulen prehërit dalëngadalë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s