Cikël me poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

14102103_1387314351297117_1041014814_n

Cikël me poezi nga  Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

U KTHYEN FJALËT

 

U kthyen fjalët
Si robër lufte u endën në troje të panjohura
Frikën kishin të shkruar në secilin hap
Unë gjeta një mënyrë të re për t’ iu afruar
Për t’ i çliruar nga rrobat e baltosura nga egërsia
E atyre që nuk munden t’ i vrasin…

Nuk fola
Veç plaget i’ ua mjekova një nga një me kujdes
Dhe kur dhimbjet e tyre preka me mollëza gishtrinjsh
Dëgjova të më thonë me zë të ulët:

Vetëm kur guxon të sfidosh vdekjen
E të mos kesh më frikë
Je i lirë!

E lashë veten në duart të sigurta
Mblodha mendimet e bukura në zemër;
Dhe vetes i pranova ëndrrat më të thella,
Kuptova, që dua atë të cilës i lë dhuratë jetën,
U drodha nga besimi im!

 

 

QIRINJ…

 

Sa ëmbël u ndezën të gjithë qirinjtë
Në shpirt nuk ka më asnjë njollë të errët
Sytë nuk i ul më përfajshëm prej qortimit
Që vetes i bën, në heshtje vetja jote…

Sa ëmbël u ndezën të gjithë qirinjtë
Ti zgjate duart në një lutje të paqtë
Stuhive u buzeqeshe i ylbertë mbi qiell
Dhe fole për prehjen e për përmbushjen…

Sa ëmbël u ndezen të gjithë qirinjtë
Ti deshe të rrish dhe pak përhumbur
Në gjithësinë që t’u fal pa asnjë kusht
Dhe dallgëve të përkundi zefiri i hollë…

Sa ëmbël u ndezën të gjithë qirinjtë
Trupi yt më deshi dhe foli përmes mpakjes
Në tërë universin u ndie përmbushja jote
Si një det që shtrihet në brigje të padukshme…

 

 

SHPEJTO

 

Para se stuhija të pushojë
Para se të bëhemi shkumë
Le të jemi dallgë që prekin qiellin
Me pasion, shumë e më shumë…

 

 

DIÇKA TJETËR

 

Nuk e di pse e bëj
Por do të flas për diçka tjetër
Si për shembull;  se si ndodh harrimi
Ja, si kjo stinë e bukur që largohet pa zë
Me një erë të hollë që luan me flokët
Për t’i marrë me të mirë, që po i lë
Me ca re të bardha,  që zënë e bëhen gri
Dhe zogjtë reshtuar nëpër tela telefoni
Duke treguar në gjuhën e tyre të çuditshme
Rrugët nga kalojnë, ëndrrat pranverore
Për foletë që lanë një vit më parë…

Do flas edhe për diçka tjetër
Për mësimin e të falurit, njëlloj si natyra, në paqe
Të kuptuarin e përmbajtjes së asgjësë, më pas
Dhe mungesën e dridhjes valore të qelizës
Për mungesën e mungesës…

Ja, kaq ishte:
Kaloi vera e nxehtë, me ndjenja të zhveshura
Brigjeve të kaltra e të kthjellta të pasionit
S’ ka më thirrje ujore, nën diellin e nxehtë
S’ ka më netë pa gjumë, as ditë marramendëse
U kthyen shirat e pendimeve pa arsye
Rrufetë e fjalëve pa mend do ndizen prapëpandehur
Sa herë kujtimet të prekin zemrën…
Ylberët e passhiut do harrohen në qiell
Retë do ulen mbi dete lotësh mendjelehtë!

Të thashë,
Do flas për diçka, tjetër,
Do bëj, siç bën natyra me të shkuarën
Do ta lë kohën të kalojë
Heshtazi, si erë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s