Poezi nga Festim Liti
PËRSËRI PA TITULL –
Sa vajza dikur,
mbështeten kokën te zemra ime?
Habiteshin që s’ dëgjonin tik-takun magjik,
Përkedhelnin pa zjarr e pasion,
Harruan të mirat vajza,
Se të dëgjosh të zemrës regetime,
Duhet të drithërojë dashuria gjer në thonj…..
MOTIV RINOR
S’ iu tremba kurrë dashurisë,
As kur grisja këpucë nëpër vapë,
As kur plevitosesha në shira,
As kur pija e bëhesha tapë,
Sepse ajo ish ilaci bekuar,
Mrekulli mbi mrekullira,
Më e fortë se vetë penicilina…….!
NGREHINAT E RRËNUARA
Eh, memorja ime e plagosur,e vrarë,
Ulur këmbëkryq mbi ato pak qeliza të trurit,
që ende kanë mbetur gjallë.
Ngrehina të rrënuara,
pa formë e pa ngjyrë,
si fantazma enden,
në trurin tim të mpirë…..
Hije të së shkuarës që dikur ishin njerëz,
baresin në rrafshinat e kujtesës,
pa shenja trafiku e semaforë,
Somnanbule të frikshëm,
kërkojnë frymën të më marrin,
në bulevardet pa drite, misterioze,
mbështjellë me pelerinën e zezë të krimit,
përgjojne molekulën me të fundit
të mendimit…..
Hijet, këto larva të neveriteshme,
pasi më vranë rininë,
e me vodhën pranverën plot drite,
Tentojnë,
egërsisht përsëri,
Të më vrasin Lirinë…..




























Leave a Reply