10309512_788556414517650_4258646343985521526_n

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Largësi

 

Buzë detit e menduar

përhumb  në gjuhën e valëve.

Endur pëlhurës rërë

shushurimë në mijëra fjalë!

.

Pres bregut,  kredhur diku tutje

Përtej sfondit , masivit blu

Shikoj valët, tretur valëzime!

… dhe portretin tënd fshehur tek unë.

 

Me heshtjen flas përsëri

… dhe vështrim tret në largësi.

Ky det më ndan nga ty

E humbas vetvetes, pëshpërimë.

 

 

***

 

Frynë erë

e valët det ngrihen në mijëra tallaze.

Bie shi

E lotët qiellorë prekin qytetin tim

…dhe unë,

nga përtej xhami shikoj:

Të bardhën ditë tretur  hidhërim.

 

 

Ti nuk e di …

 

Si murlan më fshikullove,

Retë më të hidhura i bërë shtjellë mendimi

E lotë u derdhën me rrëmbim

…, ashtu zhurmshëm.

Qiellit të shpirtit tim

 

Ti nuk e di,

që era dhe pse rrëmbyshëm fryn

di të fluturojë sipër resh

të ndajë nga kujtimet e së shkuarës

e të largojë dhimbjen përjetë.

 

Ti nuk e di,

se brishtësia jetë është telajo,

ku ngjyrat më të bukura  ngrejnë harqe ylberi,

se brishtësia jetë është tingull,

që luan më të ëmblat apasionata.

 

Ti nuk e di…

dhe s’ ke për të mësuar kurrë,

se  pas shkëlqimit të syve  të një gruaje

fshihet më e madhja dashuri.

 

 

Dashuri

 

Jetoj me ty.

Ëndërroj për ty.

Vdes me  ty.

 

E ëmbla ime!

Muza e vargjeve të mia!

Dielli i jetës sime!

Melhem i dhimbjeve të mia!

 

E dehur jam në krahët e tu!

Mes buzëqeshjes hyjnore!

Më shtrëngo fort!

Më mbaj në gji

Ti je ajri …

Pritja ime më e  gjatë.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,709 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List