KULLA DHE NJERIU I MIRË / Poemth nga Pullumb Ahmeti

pullumb Ahmeti

Poemth nga Pullumb Ahmeti

 

 

KULLA DHE NJERIU I MIRË

 

Rruga mes monopatesh
përgjithë natën e pa hënë
më nxorri shpatesh në një brinjë
hapat i lodhur numëroja i pangrënë
mbi shkarpa e degë të thyera
këcisnin nga pesha eh mërmërijnë
një e lehur qeni
m’a ndali hapin lodhur rëndë
Përtej më fanepset
një kolibe stani
dy sytë e qenit vezullojnë vetëtijnë
rrezja e diellit mëngjesit hapin më ndali
sapo kishte aguar,praruar mbi lëndinë ,,
sytë përgjumësh humbur në vegim,
Një fishkëllimë bariu
trupin më rrënqethi
bagëtia nxitoi qengjat blegërinë
befas u ula mbi barin e njomë,
sytë ngadalë gjumi më veshi
nëpër ëndërrime zëra lehtë dëgjoj
s’e di sa koh udhëtova,
kur hapa sytë
veten shikoj gjendesha në një dhomë.
Mure të vjetra stisur thellë ndër mote
pranë vatrës së gurtë
varur lëkundej një çengel
zjarri prushuar djegur dru të bute
ndë anë prushit një dorë
dy thela mishi pjek.
i drojtur ngrihem
mirëmëngjesi them
”Kalimera”më përgjigjet njeriu i mirë
me bisht të syrit
lëvizjet e mia ndjek
sakaq ndjej se këmbët më ishin mpirë.
Rrënqethje ndjeva
mornica trupit kaluan
një pik loti më ngeli varur në qerpik
pranë meje njeriu mirë u afrua
më zgjati duke qeshur një thelë mish.
”Pinas”, më pyeti duke më parë në sy
këmbët më mbështolli me hirin e ngrohtë
”Tha perpatas pale agori”, foli përsëri
kur ndjeu se unë akoma s’reagoja dot.
Sa mijra të tjerë,si unë
rrahur kishin ato shtigje
pritur përcjellur netëve me hënë
shtëpi e madhe ishte bërë ajo kolibe
mal mbi mal kujtimesh
shpirti këtij njeriu ishte bërë,
Kulla e gurtë mes kohës
çatinë kishte rrëzuar
ndejtur heshtur
ngritur në këtë bokërrimë
pritur përcjellur netëve
vendas dhe të huaj
pranë vatrës qëndronte
heshtur njeriu i mirë
gjumi më kaploi sytë
nën ngohtësinë e gunës
zjarri prushuar
lëshonte afshe nxehtësie
ndjeja ngrohtësinë e hirit
putrave të këmbës.
Orët kalonin fjetur
mes ëndrrave të vrara
lehja e qenit nga gjumi
mesditës më çoi
rrezja e diellit hynte
mes muresh të çara
gjaku lirshëm damarët e këmbëve përshkoi,
Shpirti gufoi e trupi lëvizi lirshëm
hapat hodha ngadalë e dola në derë
lëndina mbuluar nga bari
ndjehesha magjishëm
trupin lehtë ma flladiti
zuri të frynte një erë,
Vështroj kullën e gurtë,
rrinte e pagojë
mbi harkun e portës
mbetur disa gërma
lexoj mes tyre historin
zuri të më tregojë
dukej sikur thoshte ,
më ka rënë shpirtit gjëma,,
”Fisai”dëgjova pas krahëve të mia
dhe sytë shkëmbyem gjatë me mëdyshje
”dhe mu les,s’e pjon ine afti ti,,kulla’ti thoshja sdija
ai më buzëqeshi më shikonte a s’kish ç’bënte ndryshe?
”Pola hronja, prin edho jenilthike i jaja mu” më foli
e zëri i dridhej si era që përplasej shpateve
e kuptova se gjuhën time shumë mirë e kuptoi
e ndjeva që damarit kishte dhe gjakun e çamëve.
Gjaku zgjoi prej gjumit të thellë
historit e vjetra
vijnë mes krisma pushkësh
edhe me vringëllima shpatash
aty grykës fustanellat
hidhnin valle në beteja
e mbrëmjeve kjo çati
mblidhte grupe çetash
Mes fashash gjakut përlyer
melhemesh mpinin dhimbjet
vallen kaçakçe hedhin odës
dhe verën kupash rrëkëllyer
një sy hapur rrotull vatrës
përgjumësh prisnin lindjet
Fliste njeriu i mirë
dhe shpirti i hovte nga historitë
jam këtu lindur rritur
sa dhe toka ,që zoti e krijoi
”Asta pu milao eci” heshti
”ti glosa mu dhen to ematha”
e pashë drejt në sy
ku pika e lotit zbriti vatrës avulloi.
Eh thash me vete sa histori
mbart shpinës kulla e gurtë
në themele mbrujtur
balta me gjak e lotë dhimbjesh
hedh sytë për rreth ndërtuar
në këtë sop të sigurtë
ku priste fate njërëzish
mes lindjesh dhe perëndimesh.
Tej syri kapte Prevezën
me detin e valëzuar pranë
maja malesh drejt reve
me lisat shekullorë mbuluar
zëri Zeusit mes halash pishash
fryn vjen si tramundanë
Perënditë poltronet ngritën
në vendin më të mrekulluar
Paramythi Epir eh e ëmbla Çamëri
e bukura e dheut shrihesh e pa fjalë
eh kjo kullë e vjetër flet për histori
thërret nga shpirti si nëna thërret djalë.
Simfoni orkestrale
melodia e tingujve baritorë
me erën ku fryn malit
gjetheve halore të bredhit
eh nga gjumi rëndë dhe Zeusin më zgjon
pëllumbat e bardhë gugasin e pyjeve bredhin.
Dëborën ngre suferina palë palë
si fustanellat përdridhet në vallet dimërore
poshtë pranvera lulëzon në çdo fije bar
gurgullon uji ftohtë kristaltë nëpër prroje.
Meditoj këtu mbështetur
në shpatullat e lodhura të kësaj kulle
klithma vijnë prej përroit të thellë
ulërima nënash vrarë nga tehu i një thike
bijt e bijat në lulërinë e moshës së tyre prerë,
Çamëri si vashë e ndrojtur e pa fjalë
nga përgjumja pres të më zgjohesh
ti o vendi Perëndive Pellazgianë
trupit dora e një vale deti ledhatohesh
Sytë e buzët uji lumenjve kaherë ti freskon
trupin dhimbshëm ta lajnë prej plagëve
eh lotët mbledhur pik pik gjetheve gjithmonë
kapilarëve dheut tënd shuan etjen e te vrarëve.
Ika e kullën e lash pas si karakoll lufte
dhentë me mua bashkë kapëcyen ngadalë
nën këmbët tona shkelnim mbi harkun e një ure
lumi mblidhte vrullshëm valës historit kohës vrarë,,

 

 

14079799_1006061182845552_3555333475080115997_n

*Kullë Çame në zonën e PREVEZËS

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s