PLISI I KA RRÂNJTË N’GJAKUN TEM / Poezi nga Kaltrinë LOHAJ

14183726_1114113095342934_2875157900565354637_n

Poezi nga Kaltrinë LOHAJ

 

 

PLISI I KA RRÂNJTË N’GJAKUN TEM

 

Plisi i ka rrânjtë n’gjakun tem,

Në thellësi t’shekujve ka pi bardhsinë,

Tuj lodrue nëpër gjallni t’jetës,

Në asht të shtatit m’zbardhellue ka nisë,

M’ka pre me zjarr ftohtsinë e netve pa hânë,

Kulla e shekujve ma ka lidhë me flokët e mia,

Të bërë si pe lahute

Dhe përsëri plisi jem shkrepëtin trupin e vet

Dhe i bjen telit me baladën e vjetër,

Në muranën teme dhe në muranën tâne

E sërish nuk mjafton

Se gjaku nuk bahet ujë

Gjaku jem dhe gjaku yt bâhen tinguj të shtigjeve

Në valën e lirikës së poetit,

Bâhem zjarri që ndjek pas shigjetën,

Forcë në hijen qi bie n’gur e nuk thepohet,

Qi bie nê gjak e nuk teret,

Unë i kam rrânjtë nder shekuj

Me lirinë e dheut

Ah, të çorrurve ju duhet drita e syve të tu,

Që fare nuk përpiqën të shkruejnë

Hekat tona nëpër shkrepa,

Në andrra të përgjakuna

Të natës pa gjumë…

Dhe tē mbajmë varun nëpër kangë,

Me atë harkut tand të bardhë

Që kufizon etninë e Shqypnisë,

Nga jam unë e nga je ti,

Që të gurgullojmë nga kjo botë,

E tē gjallnojmë me lâng lisi,

Thellë n’ashtin tonë,

Mbulue me çati prej plisi.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s