Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

 

dhimiter kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

 

HUAZIME

 

Mes provokimesh
mbeti
një shpirt!… I huazuar
deshirash
të humbura!… Një shkretëtirë.

 

 

ZBËRTHIME

 

Sa i pabesë dielli
tha dikush
kur brinjët dhe flokët
e natës
ngjyheshin zbërthime.
Zbërthimet!…
Përmes agimeve aty
ku drita
shtrihej pa kundërshtime
zgjerimeve
dhe shfaqte rezultatet
e zbërthimeve
kur tejkalonin… mbytjet
përplasur
mes dijeve gjendeshin si drita
kur hidhte gëzimet
dhe krenaritë i ndjente përformancave
në rendiment
ëndrrat!… E natës?!…
Rrëzoheshin
simboleve të dritës ndjenin
spostimet që njihnin
veç guxim. Ashtu guxonte
dielli
prandaj deshifronte natën!…
Nuk trembet
as natës nuk e trembin
udhëtimet e tij
mbesin gjithmonë!… Një zbërthim.

 

 

PËRBALLJE

 

I morra zemrat
rrinin
përballë, përballë!…
Me qiririn aty?…
Po ngrohnin dhe tresnin
dashurinë ajo!…
Më e tulatura me rri
mes heshtjeve
e zbehur në ngarkim
të vrullit
dritës… Ngrohej!…
Mes dashurisë
Aty!… dhe po sfidohej.

 

 

MES DRITËS

 

Nuk dua të humbas
Shpirtin!…
Mes dritës dhe buzëve të tua
dua
te lë qëndrime dhe
Ç’do qëndrim
ma ndje, ma ndje ndjesinë
e udhëtimeve
pa një pushim drite
dhe dritës!…
Përjetoj në çdo gëzim
lotsjellës…
nuk ka nevojë që të kaloj
mes zbehtesive
Nuk mund ta lë, sakrifikuar
dritën.
Për dritën, të shprehurit
nuk mundem
ta vonoj dhe pse s’ja njoh
kapriçot!…
Për një kapriço edhe ajo mund
t’më vonojë!…
Dritën, me dritën përballem
me të jetoj!…

 

 

DHIMJESH, TROKITUR

 

Sa shumë dhëmb
ky shtrat
mban dhimbjet e jetës i përmbledh
si numra
dhimbjesh ngritur po mban
hijet!…
Duket se na ndjekin të pa ndriçueshmes
natës!…
Trokasin i shtryn dhe i shtrin
errësirave
zgjerohen si porta kështjellash gjer
në agim. Në agim?…
Nuk rendin, fillojë mpihen se përplasen
dritës
zbulohen dhe lën shpirtin
zhgënjimeve!
Edhe ajo?… Një natë, e zakonshme
si e djeshmja
në pa kuptim, pak… formim?!…
Në grushta
e mledh dhe e përmbledh
dhimbjesh!…
As ditët, as netët, këto vriten
me shpirtrat
mes reflekseve të dritës dhe momenteve
kur errësirat
zgjohen. Le të zgjohet edhe!…
Kjo natë
nuk prêt dhimbjet, po lë acarin e saj
e mbledh
sërish, më mbledh në kapriçot
kaotika e saj
nuk përmban!…. Fjalë
të heshtura
i ndjen I ndjej dhe përpëlitem
në trajektoret
e gjithësisë aty, ku engjëjt
lëshojnë
pasthirmat e rilindjes së shpirtit
dhe të mendimit!…
Për mua?!… Por as me ty
nuk qëndrojnë.
Diku, një meteor po linte kapriçot
dhe krijonte
të carat, mes qiejve të vrenjtura
po linte
vetminë, më linte!…. Me dritën
e kërkoja
sistemeve dhe teorive
shkencore
që përcaktonin sjelljet e qeverisura
nga ligjet!…
Pa përcaktim, pa programim.
Oh!… Shkaqe
dhe shkalla ndjeshmërie ekstremeve
të kaotikës
nuk qëndroj. Nuk e njoh
Nuk e dua
gjithë atë mbretëri të thellë
pa anësi
vritet!… Πα σηκακ τë paparashikueshmes
e lë!… Pa provokim
një ninullë, minimizonte
rezultatet
disproporcionale në zhvlerësime
nga parimet
e minuara tradicionalisht
gjendjet!… I mbaj
mes shkrimeve, i mbroj themeluar
dhe gojarisht!… I formoj.

 

Dhjk©22-08-2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s