Poezi nga Vjollca Ajasllari- Koni
Dialog me Poetin
(Lasgush Poradeci)
Të shkruaj për ty nuk e kam të lehtë,
Më dridhet dora e ku të gjej fjalë,
Para teje jam pikë loti
në më të madhin oqean.
Shikimi yt i tretur mbi liqen,
stërkala të ngritura nga valsi i mjellmave mbi valë si diamant,
Në lindje dhe përendim dielli
Janë imazhi më i mirë,
Krijuar stalaktitesh në
horizont.
Kur shkruaje ti, stepej dashuria,
Brenda pikturimit ylber ngjyrash vargu flet,
Shpirti yt ende frymon mbi lirika,
Mbete qiri për brezat, i vetmi poet!
Vjollca Ajasllari- Koni





























Leave a Reply