Poezi nga Miltiadh Davidhi

14494842_1167911149944230_7130507001418946714_n

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

 

U BËNË DY MUAJ QË S’JE NË JETË

 

Një klithmë shpirti
Nis e thërret
Emrin tënd që s’je në jetë,
E fushës era ulëret
Si e marr,
E shuhet, e vdes,
Mbi tëndin varr,

Një re e bukur
Aty pranë,
Me lot njeriu
Për ty qan,
E dallgë e mjerë
Plot me tallaz
Seç po buçet,

Lëshohet poshtë,
Ngrihet përpjetë,
E plot me maras
Sa s’po plas,
E sa s’po vdes,

E shpirt’ i tundet
Si një tërmet,
Qan me ligje,
E po thërret,
Emrin tënd, Genci,
Që prej dy muajësh,
S’je më në jetë.

 

Dt.30.09.2016.Modena.
Miltiadh Davidhi.Modena.

 

 

KUR ECTE PËRMBI BAR

 

Tani rënkon e pajetë
dhe e tharë
një bukuri që të vdiste
kur ecte përmbi bar,
dhe tretet
në shi,
në erë
e në baltë,
ajo pjesë trupi
që braktise një natë,
e me tjetër lëkurë
plot diamante drite,
mbi gjembat
e dhimbjeve të mia ike.

 

 

DUART

 

Kurrë s’mund të jënë bosh,
një zbrazëti e frikëshme
dhe e ftohtë,
atje, ku ti e shtrëngoje
me pjesët e buta,
dhe lije ne ikje aromen tende.
Gjithmonë me diçka
do jenë të
mbushura, të ruajnë të ngrohtë
çastin e prekjes,
për të bër të marr frymë,
e për të dalluar më mirë
mungesën tënde,
me ajër e dritë do ti gjesh
deri në kthimin tënd.


Dt.2.10. 2012. Salerno.
Miltiadh Davidhi.

 

 

NË PYLL

 

Asnjë degëz druri
s’po lëviz,
asnjë fije bari.
I dehur nga trupi
i bukur,
i pishës,
dhe aroma e saj,
shpirti tundet
si gjethe
nëpër erë.

 

Dt.1.10.2012.Salerno.

Miltiadh Davidhi

 

 

FANAR

 

Jam fanar në dete shpirtërash
e u jap sinjale grimcave
të natës
dhe syrit të anijes tënde,
me dritën e trupit tim
që ndizet e fiket në perjetësi.
Jam këtu të të tregoj rrugën,
të orientohesh qartë
ujërave ku udhëton
me rrezikun e natës mbi shpinë.
Jam fanar
i pagjum si dhe vet dashuria,
meraku e mendimi për Ty.

 

Miltiadh Davidhi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s