RREZE DRITE NA FALE (Mësuesit Zeqir Nebiut) / Poezi nga Luan Maloku

 

luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

 

RREZE DRITE NA FALE

(Mësuesit Zeqir Nebiut)

 

I

 

Në dimrin e motit `27
Linde në Miratoc
Në një univers vallëzues
I lirë si zogu në rremb
Në një botë kaotike

Ishte acar i madh me borë shumë
Rrëfente e ëma e mësuesit
Dukej si një yll ndriçues
Në galaktikë, dhe si engjëll
Në këtë kosmos të pa fund

Sa tradhëti mbi shpinën tënde
Pamëshirshëm i përplasën kohët
E shumë decenie përbuzjesh
Mbi shpirtin tënd u derdhën
Dhe shpesh në vajë kthehej
Ajo trohë buzëqeshje.

 

II

 

Atëbotë ishte kohë e rëndë
Dhe vështirë jetohej
Nën thundrrën e shkjaut
E me skamje sa s`ka

Djajtë e zi kudo ishin
Si të marrë i turreshin
Popullit në tokën e tij

Vendit i pengohej çdo gjë
Edhe liria ishte duarlidhur
Spektakël i vërtetë

Po ne jemi si feniksi
Pas vdekjes
Nga hiri shëndërrohemi në jetë.

 

III

 

Ëndrrat të çmendeshin
Urrejtja deri në qiell ishte ngritur
Nga pesha e moteve të egra

Gjumi humbte nga shpresa që vritej
I ziu gjarpër po na xehëronte shpirtin

Ne shtoheshim çdo ditë e më shumë
Le të dalë ku të dalë
Ne jemi botë në vete

Na duhen trima më shumë
Për këtë tokë të vogël
E të madhe sa dielli e hëna

Nga krijimi i botës ishim këtu
Neve me ulurima qensh
Na u mësuan veshët.

 

IV

 

Dhe legjenda rritet e bëhet burrë
I mençur shumë dhe gojartë
Ai nuk dorëzohej lehtë
Ishte i pamposhtur

Ai kurrë se ndali hapin
Edhe pse ishte udhë e gjatë shumë
Ai rrugëtonte shtigjeve të dijes
Pa iu trembur syri aspak trimit

Në atë kohë gjithçka ishte ndryshe
Korbat e zi krrokatnin mbi çati

Nën strehën tonë një gjarpër i zi
I gatshëm për xehërim
Në nishan kishte shpërndarësit e dijes.

 

V

 

Mësuesi Zeqir Nebiu
Shkollën katër vjeçare
E kreu në gjuhën e huaj
Rrallëkush e dinte atë gjuhë
Gjuhë shkjau karpatesh

O Zot i madhërishëm
Sa shumë u gëzua fshati
Kur erdhi mësuesi parë
Nga gjiri jonë
Rreze drite të na falë.

 

VI

 

Sa bukur kur mësuam në gjuhën tonë
Gjuhë e bukur e Perëndisë
E vjetër sa bota
E çmuar sa jeta

Eh, sa mall ndjej për atë mot
Për ato fjalë të buta të mësuesit
Për ato buzëqeshjet plot hare

Për të miat shokë dhe shoqe
Që ishin në numër më pak
Për abetaren librin e parë

Sa isha kurioz të dija
Se me ke do ulesha së bashku
Këtë enigmë e zgjodhi
Mësuesi i dashur -xhaxhai im.

 

VII

 

Dhe sot e atë ditë
Saherë kaloj nga shkolla e vjetër
Kujtoj mësuesin e parë
Punën e tij të palodhshme

Dhe them me vete
Sa me fat që ishim ne
Kur të kishim mësues
Ty o i mirë e gojartë

Për ty mësues i dashur
Kemi shumë kujtime të bukura
Që na ngelën në kujtesë.

 

VIII

 

Çdo orë e çdo ditë
E kaluar me ty mësuesi ynë

Ishte një hap i madh
I sigurt në rrugë të diturisë

Mësues o emri shenjtë
Sa shumë të donim
Sa shumë kishim nevojë për ty.

 

IX

 

Fjalët e gjuhës shqipe
Na i ngrohnin zemrat

Të kishim dritë e diell
O i madhi ynë
Thesar i art shkëlqyes

Sa e sa gjenerata dolën
Nga duart tua të praruara
Ti ishe diell që kurrë s`perëndon.

 

X

 

Ishe drita jonë në humbëtirë
Nga ti ne mësuam shumë
Dhe i hapëm shtigjet e mbyllura

Gjetëm fillin e lëmshit të humbur
Të jetës dhe shpresës
Lumturisë dhe ardhmërisë

Më vjen sikur të ndjejë afër
E të shoh
Me ditarin në dorë
I rrethuar
Nga nxënësit që i deshte
Dhe të deshën shumë.

 

XI

 

Me ardhjen tënde
Pa pritur u gjallëruam
I gjithë fshati ndryshoi
Dhe bora filloi të shkrihet

Numri i nxënsëve rritej
Bashk me zjarret e shpirtit
Një rilindje edukative

E rrugët drejt shkollimit
Rriteshin e rriteshin
çdo ditë e më shumë.

 

XII

 

Ti ëndrrën na e bëre zhgjëndërr
O i lumnuem, Zoti të mëshiroftë

Si dielli që rreze lëshon
I kujtuar do të jesh
Ndër breza gjithmonë

Sa bukur i radhite
Një nga një shkronjat shqipe
Germa të gjuhës së lashtë të Perëndisë

I pavdekshëm do të jesh përgjithmonë
Legjendë dhe ikonë e gjallë e diturisë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s