TRËNDAFIL I SHKELUR / Tregim nga Angjelina Gjeka

12715559_809098519218102_4047954144837627416_n

Tregim nga Angjelina Gjeka

 

 

TRËNDAFIL I SHKELUR

 

Ajo ishte një vajzë e re, e qeshur, ëndërronjëse diellin e kishte në zemër në fytyrën e saj pranevera buzëqeshte. Ajo nuk donte te ishte një princeshë por të ishte një aktore, poete, prozatore keto ishin talentet dhe  dëshirat e saj.  Që në moshë të vogel ka kënduar por dimri I eger ia preu këngën, ënderrat lule u ngrinë nga të ftohtit e kohës së ërrët ku dielli perëndonte që në mëngjes. Kur ishte duke u rritur I dukej çudi që përse asnjë nga shoqet nuk rrinte me të! Nëna I thoshte je më e bukura nga të gjitha shoqet e çfare ti shoshte nëna! Ajo e perqafonte dhe ofshante “Eh more bija ime!” Duhej te kalonin vite që ta kuptonte ofshamen e dhimbeshme të nënes.

Kur shkoi në shkollë të mesme dëgjoi mësuesit të thonë “Kemi persona të pa dëshiruar apo delja e zezë”.

Një ditë shkuan tek pallati I kulturës sapo hyri në ndërtesë në krahun e djathtë të hyrjes  te binte në sy menjëherë një stendë e shkurar me gërma të mëdha të zeza “Armiku I popullit At Zef Pllumi.:

Ai ishte axha saj prift I burgosur për arsye politike.  Në ato çaste u trondit, i’u duke se krejt bota u dridh dhe zemra e saj ishte një rrugë e zbrazur! E mbante mend mirë vajza se vetëm axha luante e merrej me të, kjo se në Malin e Rencit apo mali me gure punet ishin te shumta jetesa ishte shume e vështirë.

Duke shikuar fotografinë I’u duke se dikush I kishte hequr një pjesë të zemrës. Nuk e dinte as vete sa kishte qendruar në këmbë por një nga  shoqet  e kapi nga krahu duke I thënë: Eja ç’gjë të bukur po shikon  te ky armik!?  Në atë monment u bë të ulërasë e të shkatërroj atë botë të poshtër por nuk kishte forcë  dhe brenda zemrës saj ishte një plagë që rrejdhte gjak, dhembje e lote.

U nisë të ecte pa e ditur ku po e çonin këmbët por u gjend e veteme në mes të njerëzve. Ecte duke u  lëkundur si një pemë e thyer thellë në rrënjë ku era e fortë I humbte ekuilibrin.ndërsa mendimet I rrahini kokën, nuk I dëgjonte zërat e njerëzve  I’u duke se krejt bota ka humbur në dhimbjen e saj. Ecte koke ulur si një lule e vyshkur por a vyshket lulja në maj?

Kshtu ditët, muajt kalonin me trokthin e një kali të molisur. Në kokë I bubullinte si rrufe fjalët e drejtuesëve të partisë: Moj vajzë lyp shkollë a e din mbesa e kujt je? Je mbesa e armikut por pushteti është zemërgjërë se nuk meritoni të jetoni ju as prifti juaj…

Ajo gati ç’do natë qante dhe jasteku lagej nga pikat  e lotëve të saj. Asaj I dukej se edhe jasteku I ka faj e qëllonte me grushta por ai heshte ashtu si ishte I bute e ledhatonte me butësi. Ç’do ditë që kalonte të njëjta mendime silleshin në mendjen e saj mundohej të ngushëllonte veten :nesër do të bëhet më mirë ndoshta dielli do lindë!

Por kur shikohej në pasqyrën e ditëve ajo ishte e thyer në mijëra grimca  ku nuk shihte asgjë tjetër vetëm forma të prera e të shpërfytyruara të ëndërrave të pëgjakura nga dhembja  në ç’do hapë të  jetës një hije zezë e ndiqte nga pas. Kështu kaluan vitet e saj duke shikuar qiellin e duke numëruar yjet e sa herë thoshte: Ky yll është ylli I ëndërrës sime. Ai fshihej diku humbte apo binte nga qielli. Rinia e saj ishte trendafil I shkelur.

 

Prill 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s