PROFETI I URUAR ( Dritëro Agollit, Nderit të Shkrimtarëve Shqiptarë, për 85 vjetorin e lindjes ) / Nga: Albert HABAZAJ

 

Dritero Agolli portrete, Tirane  Albania

PROFETI I URUAR

 

Dritëro Agollit, Nderit të Shkrimtarëve Shqiptarë, për 85 vjetorin e lindjes

 

                                                                                           

Ka gjasa të arta ndër viset tona:

Njeriu merr formë pishtari drite,

Ky djalë Devolli, nip nga Kolonja

Mirësi mbjell e diell nëpër vite.

 

Me shpirt yjetar, me frymën e Gjakut

Për shqiptar’ shfaqet si portret i Fatit,

Ngrihet Dritëroi emblemë e Pragut,

I urt’ Plaku i Bardhë i Formatit,

 

I Formatit tonë të pastër gjenetik,

Kur më shfaqet si dre, kur si dragoi,

Stuhi vetëtimash ndez vesit të lig,

Me virtytin vëllazëror ndrit Dritëroi.

 

Për Formatin e Fjalës fluturon dragua,

Për Shqipen e Naimit – mbrojtës si dre,

Profetin e uruar un’ e dua

Për nderin mbi tokë, për emrin mbi re.

 

Se, që e kam takuar, ndihem me fat,

Nga puls’ i dinjitetit të tij kam marrë.

Det me shëndet i nis nga buzëdeti vlonjat

Që pleqërinë me teka ta heqë zvarrë…

 

Ujë i Ftohtë, Vlorë, e njte, 13 Tetor 2016

 

 

Albert abazaj

Nga: Albert HABAZAJ

 

One thought on “PROFETI I URUAR ( Dritëro Agollit, Nderit të Shkrimtarëve Shqiptarë, për 85 vjetorin e lindjes ) / Nga: Albert HABAZAJ

  1. Ku e gjen profetin tek Driteroi? Cfare profecie ka ne vargjet e tij? Thuaj vleresime te larta qe i takojne penes agolliane por jo etiketime kote.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s