Nën siglën, “BOTIMET NACIONAL”, doli nga shtypi libri “BREZAT” i autore Nexhi Baushi. / Fragmente Ngjarjesh e Portretesh të një Gjenealogjie në Rrjedhë.

 

14711522_10206869603649788_6650148541070441216_o

Nën siglën, “BOTIMET NACIONAL”,   doli nga shtypi libri “BREZAT”   i autore Nexhi Baushi.

– Fragmente Ngjarjesh e Portretesh të një Gjenealogjie në Rrjedhë.

 

– i pesti nga radha, por më i rëndësishëm nga përmbajtja.

 

 

Për mua botimi e këtij libri shënon një evenimet të rëndësishëm , për të cilën kam dhjet vjet që punoj. Realizova ëndrrën time më të madhe, për t’i dhuruar familjes dhe të gjithë fisit BAUSHI një libër që do të jetë një testament për brazat e ardhshëm të familjes sime dhe të krejt fisit BAUSHI kudo që ndodhen, në Shqipëri, Maqedoni, Turqi, Itali, Zvicër, Angli, Amerikë etj. Libri ka 451 faqe, është i ndarë në 10 kapituj dhe është ilustruar me foto të ndryshme.

“Kurajo nuk është mungesë e frikës
apo dëshpërimit, por pikërisht forca,
për t’i mposhtur ato”!

 

 

PARATHËNIE

 

Ekziston gjithmonë një shkak, një motiv, një rrethanë që e shtyn njeriun të shkruaj. Ajo mund të jetë një ndjenjë, obligim, mirënjohje, dashuri, gëzim, apo hidhërim. Por mund të jetë një kureshtje e thjeshtë, si dëshirë a nevojë shpirtërore, për të zgjeruar shkallën e njohjes për ngjarje apo individë që na rrethojnë.
Kështu me ndodhi dhe mua. Ndaj, i vura detyrë vetes e mora kurajo, që para se të ndahem nga kjo jetë të lë diçka, e cila ndoshta do të jetë e dobishme për brezat që do lëmë pas. Kjo ka qënë edhe arsyeja e hulumtimeve të bëra gjatë jetës time. Të mbledh materialin e nevojshëm përpara se të fi lloi nga shkrimi i këtij
libri, të kisha në dorë fakte të dokumentuara apo të dhëna gojore të mbledhura nga prindërit e mi që aq bukur dinin t’i tregonin kur mblidheshim në shtëpi pas një dite të gjatë e të lodhëshme. Dhe me kuriozitet fëminor thithja me etje atë ç’ka ata tregonin. Fillova t’i arkivoja në skedarët e memorjes, pa e ditur që një ditë të gjitha kujtimet do më rizgjoheshin dhe do më shërbenin për të mbushur me shpejtësi faqet e këtij shkrimi. “Impulsi i të shkruarit kujtime nuk është aq i lehtë për t’u rrokur, përderisa, të vështruara objektivisht, kujtimet paraqesin diçka, ndërsa subjektivisht, diçka krejt tjetër. Pikësëpari, kujtimet vij në si një ballafaqim me kohën, me atë përbindsh që na ha jetën dhe të cilit i kundërvëmë një kohë subjektive. Ia kundërvemë jo që ta ndalim në vend, sepse e dimë sa e pamundur është kjo, por që ta barasvlerësojmë, ta fuqizojmë, t’i japim një kuptim i cili, sa më shumë moshohemi, e kuptojmë që i ka munguar jetës sonë, jetës “sonë” të të gjithëve: të atyre që kanë aspiruar diçka dhe kanë vdekur duke luft uar për të, po edhe të atyre që nuk kanë aspiruar asgjë dhe që i janë nështruar jetës pa ambicje e, respektivisht, edhe pa zhgënjime.”1)*
Materiale të rëndësishme grumbullova nga tregimet e shumta të të vetmes hallë, që kishte mbetur në jetë nga babai, Lime Emin Gjini (Baushi), e cila kishte një bagazh të pasur në njohjen e fakteve, një kujtesë të çuditëshme, për të kujtuar e ritreguar me saktësi kujtimet e saja. Materiale të çmuara kam grumbulluar sidomos nga motrat e mia, dy prej të cilave, Fatime e Qerime, nuk jetojnë më. Ndërsa të tjerat që janë më të mëdha se unë, e tani në moshë të thyer, ruajnë kujtime të shumta e të bukura nga rinia e tyre, nga jeta e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, apo nga persona që kanë jetuar dhe njohur nga afër gjyshin nga babai, z. Mustafa Baushi, apo gjyshen nga nëna, zj. Hatixhe Lama (Kormaku). Të gjitha të dhënat vazhdimisht i kam mbajtur shënim, në bllok, të cilën e mbaja gjithmonë me vete së bashku me një stilolaps. Ideja u kthye në realitet kur në pranverën e vitit 2006, fillova të hedh në kompiuter faqet e para, të cilat shtoheshin çdo ditë. Para botimit mendova që dorëshkrimi të lexohej edhe nga motrat e mia, kështu do t’u ipja mundësinë që të njiheshin me materialin, për të saktësuar ndonjë gjë që nuk shkonte. Në përfundim mendova që ky shkrim të ilustrohet edhe me foto nga jeta jonë.
Në këtë shkrim jam munduar të pasqyrojë me vërtetësi, prejardhjen e familjes“ BAUSHI”, fi s autokton nga Stebleva.  Historikun e saj si nga ana e babait, të ndjerit, Ajdin Mustafa Baushi,  ashtu edhe nga ana e nënës, të ndjerës, Aishe Mehmet Baushi (Lama),  gjithmonëduke u bazuar në dokumentacionin që disponojmë,  nga tregimete prindërve, të hallë Limes, ose siç edhe e njohin steblevasit (Lushoica Gjinova), që rrojti gjatë dhe ndërroj jetë, vetëm nëntë muaj pas babait tonë të ndjerë. Gjithashtu për brezin që jeton sot mendova të pasqyroja me vërtetësi ditëlindjet, vendlindjet, me kë janë martuar, ku janë vendosur, çfarë shkolle kanë mbaruar, ku banojnë, ku punojnë, dhe çfarë drejtimi ka marrë jeta e tyre, dhe kjo duke fi lluar nga ne, e duke vazhduar më pas, te nipat, mbesat, stërnipat dhe stërmbesat, si dhe kushërinjtë nga babai dhe nëna.

 

nexhi

Nexhi Baushi

 
Herë pas here në kohën e lirë përpara meje si në pasqyrë me dilte e tërë jeta ime, e cila kishte rrjedhur kaq vrullshëm e kaq shpejt. Kisha akumuluar aq shumë dhe po mendoja se më duhet t’i pasqyroja diku. Nuk e mbaj veten për shkrimtare, por gjatë gjithë karrieres time profesionale si ekonomiste kam shkruar shumë materiale, që po të mblidhen së bashku do të bëheshin vëllime të tëra; si ralacione, informacione, e të tjera materiale zyrtare të këtij lloji. Nuk kam shkruar materiale gazetareske, por fi llova të hedh hapat e mia të para e të shkruaj poezi dhe prozë që nga viti 2000, të cilat i kam botuar në katër libra. Gjatë kohës që merresha me shkrimin e këtij libri, herë pas here kam shkruar edhe poezi, tregime të shkurtëra, mbresa udhëtimi, recensione, të cilat mezi presin të dalin në dritë. Mendoj që pas daljes së këtij libri nga shtëpia botuese në një të ardhme të afërt t’i botoj. Nuk pretendoj që shkrimi i këtij libri të dallohet artistikisht, sepse vetë përmbajtja e shkrimit është thjeshtë histori e familjes time, megjithatë, jam munduar që shkrimin ta vesh me një mantel artistik. Më tepër jam kujdesur, që ky shkrim të jetë sa më real, dhe sa më pranë të vërtetës, të jetë i saktë, i shkruar thjeshtë, i ndërtuar drejtë nga ana drejtshkrimore. Dëshiroj të nënvizoj, që ky libër është shkruar me shumë dashuri. Shpesh ka ndodhur që në çaste dobësie e malli të derdh lot, për të gjithë ata që nuk janë më sot, me të cilët jeta ime ka qënë e lidhur fort. Ka patur momente që kur shkruaja, të qeshja e të gëzohesha, me gëzimin e të dashurve të mi. Këtë iniciativë e mora për të vetmin qëllim, që t’u lë pas motrave, nipave e mbesave, stërnipave e stërmbesave, kushërinjve të afërt, e të largët si dhe Oxhakut BAUSHI që jeton brënda dhe jashtë kufi jve shtetëror të Shqipërisë, një libër, i cili ndoshta do t’u shërbejë për t’u njohur me prejardhjen e tyre, cilët kanë qenë etërit, gjyshërit e stërgjyshërit e tyre, si kanë jetuar, ku kanë jetuar dhe si u ka rrjedhur jeta.
Historinë e Familjes time të madhe, unë e shkruajta. Kështu që ju, të dashurit e mi, ju, që do të jeni edhe lexuesit e parë të këtij libri, do të më gjykoni në se e shkruajta mirë.
Unë mburrem vetëm, që mora inisiativën dhe munda ta shkruaj.
Tiranë, e mërkurë, 24 Shkurt 2016 ora 14.06

1)* Dr. Aurel Plasari, AT ZEF PLLUMI “RRNO VETËM PËR
ME TREGUE” pjesa e parë, botimi i tretë, faqe 8, Mars 1995 ).

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s