PARASHIKOHET RRËZIMI I STINËVE / Poezi nga Rudina Mërkuri

rudina-merkuri

Poezi nga Rudina Mërkuri

 

 

PARASHIKOHET RRËZIMI I STINËVE

 

Ku ta gjej…,

çlirimin për vete,

për të tjerët.

Toka është lëruar nga parmenda,

nën shiun e pelerinës së shenjtë,

ku ta hedh djersën e ballit,

është përzier parfum e lodhje bashkë,

ku ta ndez jetën,

te muri i arsyes,

apo te gjymtyrët e prekur,

nga vite

shpenzuar me hall.

Janë shkurtuar ditët,

ujërat po rriten deri në përrua,

shihen gjurmë të fshehura dashurie,

zogjtë mësuan rrugën,

ku të shuanin etjen,

nga një e papritur lumturia,

mësoi se vinte nga elegjitë,

nga dhimbjet,

nga enigmat me kohë shkurtuese.

Po rritet cikloni,

po shihet ylberi,

po afrohen flakët e prekjes.

Parashikohet rrëzimi i stinëve.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s