MES PERËNDIVE / Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Mimoza cekici rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 

 

MES PERËNDIVE

 

Në muzeumin e Akropolit,

ku vijnë me mijëra vizitorë çdo ditë,

mes heshtjes së mermertë majë fronit,

qëndrojnë të dymbëdhjeta perënditë.

 

Mes perëndish të fshihem, gazmore,

herë si Irë të ngjaj e herë si Afërditë,

tundohesh mes trajtash të shumta femërore,

e s’di ku të më gjesh në 12 perënditë.

 

Tek tulatem e heshtur përpara Uliksit,

më bëhet se ndjej shtrëngatat rreth meje,

detin që shkumëzon nga inati i Poseidonit,

e Zeusin që gjuan me shigjeta rrufeje.

 

Ka 2500 vjet, ndoshta më shumë,

që Akropoli i rri Athinës në qafë, si stoli,

që atëhere vizitorët këtu vërshojne si lumë,

e për ca çaste e ndjejnë veten perëndi.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s