Poezi nga Ollga Selmani

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Aty ku rri

 

Pushuan shirat .U terën rrugët .

Hapësira, përtej, diç thotë përsëri .

Nën tinguj tetori, nën heshtje nate,

nën zhurmë lapsi, me ngjyrë gri .

 

Shkruaj diçka .Të ribëj me fjalë .

Të ribëj me germa, se s’di të rri,

pa të prekur ty, në fletën e bardhë,

pa të prekur ty, aty ku rri .

 

 

Si shpëtim

 

Si glob, i rrotullohem, kohës

dhe bëj, sikur, jam e plotë .

Dhe bëj, sikur, s’më bën përshtypje

dhe bëj, sikur, s’më bëhet vonë .

 

Të gjithë, sikurat e kësaj bote,

s’e mbushin dot një trishtim .

Dhe e pa plotë,  mbetet bota,

me ca sikura, si shpëtim.

 

 

Piku i fjalës

 

Për të arritur, pikun e fjalës,

për ti shkrirë germat, në nji,

për ta humbur gati dhe fjalën

e për të shkuar, më tej,

 

për tu kuptuar edhe pa germa,

me prekje ajëri, gjithandej,

duhen, kapërcyer gjenerata,

duhen shkrire dhe ribërë qiejtë .

 

Për të arritur,  pikun e fjalës,

ekstraktin, e qënies, njeri,

duhet të shkrimë gjithë qënien,

e prej saj, të nxierim, një pikë .

 

Se pika e fjalës dhe piku i fjalës,

nuk është si pika e verës, në vlim,

ekstraktuar, nga rrushi i vreshtës,

i zierë, në vjeshtën e dytë .

 

 

Asgjë më tepër

 

Asgjë, të veçantë, s’ka mëngjesi i sotëm .

Strehët, prapë,  pikojnë  pikë .

Vjeshta, njësoj, i rrëzon fletët

dhe shiu, njësoj, më hyn nën këmishë .

 

Kalimtarët, në rrugë, janë ndryshuar

dhe unë, kam ndryshuar, jam tjetër njeri .

Në rrugë, asgjë, nuk ka më tepër,

veç vjeshtë, shi dhe largësi .

 

 

Fshihen

 

Zgjohesh, mes turbulencash, pa emër.

Zbardh mëngjesin, heq çarçafët .

Mbërthen kopsat e xhaketës .

Ndër kohë, rrufit, filxhanin e kafes .

 

Shpërfaqet dita, gjërë e gjatë .

Dukja, fare triumfuese .

Ndër ngarkesa të nëndheshme,

fshihen, jetët e pa dukëshme .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s