FENIKSI NGA DEVOLLI / Poezi nga Adem Zaplluzha

adem

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

FENIKSI NGA DEVOLLI

Kush ju tha se vdiq poeti
Mos i besoni
Ai njeri gënjen
Poetët kurrë nuk vdesin
Në secilin varg jetojnë nga pak
Jetojnë
Si perënditë e Olimpit

Një herë më patë thënë
Feniksi nga Devolli
Më la peng një fjalë prej guri
Andaj me plotë gojë po ju them
Nuk është e mundur të vdesë
Ai shkëmb prej fjale
Dritëro Agolli
Dritëro burri

Ju lutem mos i besoni askujt
Vdekja nuk ekziston
Vdesin drurët
Kanjushat në fluturim
Por Dritëroi
Do jetoj gjithmonë si perënditë
Me një flakadan poezie
Në qiellin e pavdekshëm të Ilirisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s