Esse nga Raimonda Moisiu për Dritëroin tonë !

16298991_10211937429490299_4631240627440802712_n

Esse nga Raimonda Moisiu për Dritëroin tonë !

Po vjen Dritëroi, Dritëroi me Sadijen- u dëgjua zëri i ëmbël, i butë i Kozetës .
Drejt nesh po vinte ai i madhi, ai Patriarku i letrave shqipe, Patriarku Devolli! Në krah të mjeshtrit Sadija, e dashura e tij,besnike dhe fisnike tërë jetën. Thinjat që e kishin zbardhur “malin’ krejt, krekoseshin hijshëm në shtatin e dy bashkëshortëve.
U çuam në këmbë. Me zërin e tij baritoni karakteristik, fytyrën e qeshur, cigaren në mes gishtave, i mbajtur nga krahu,nga Sadija e tij, iu afrua tavolinës.
Si zuri vëndin e nderit apo të “dollibashit”, në tavolinë ngrihem dhe e përqafoj fort Driteroin tonë të madh.Iu hodha sytë lulemimozave.Ndrisnin më shumë atë moment.Iu marr erë përsëri.Sa fat më sollët!-iu thashë, e i putha.Sa fat më solle o bohemi i vogël i Tiranës sime me këtë tufë mimozash!Ma bëre ditën më të bukur të jetës! Biseda u ndez më e zjarrtë.Fotot të shumta bëmë së bashku të gjithë sa ishim në tavolinë.Janë kujtime të përjetëshme e të paharruara.
Më pas me Kozeta Zavalanin,”motrën time korcare”-shkuam te shtëpia e Patriarkut devolli. Një shtëpi e bukur, ku mbizotëronte antikiteti, lulet shumëngjyrëshe, pikturat e bukura ,plot kolor të larmishëm e ndjenjë,kombinim i përkryer i modernes në lashtësi me modernen e kohës së sotme.Libra pafund.
Frymëzim pafund!
Një pritje shumë e ngrohtë, miqësore, një bisedë si prindi me bijtë rreth shumë temave të ndryshme. Me gotat e rakisë së rrushit përpara, që Driteroi ynë e pëlqen shumë, trokisnim ato “Gëzuar”,e bisedonim shtruar. Aq shpirtërore u bë biseda sa Sadija u ndje si një mike e hershme me ne sikur njiheshim prej vitesh-vitesh e na tregoi disa intimitete të jetës së saj, me Driteroin.Ato ishin një mesazh i bukur për ne,si nëna,bashkëshorte intelektuale.Pyetjes time se:
– A ka pasur raste të jesh ngritur natën, kur nuk ke gjumë, e frymëzimin e castit ta hedhësh në letër?
– Po ,poezia është si tështima.Kur të vjen nuk e mban dot.Duhet të tështish.Poeti duhet të flerë më laps,letër e gomë poshtë jastëkut.
– Po një poezi mund ta bësh në disa variante?- e pyeta përsëri.
– Po poezia ka delikatesë. Është një konfiguracion i gjërë që mund ta bësh në disa versione.
Biseda vazhdoi, rreth arësimit në Shqipëri e Amerikë, rreth arësimimit të nipërve e mbesave dhe Driteroi yne i madh na tregonte me një dashuri të madhe për nipin e mbesën e tij, ashtu sic dinë dhëmbshur të tregojnë gjyshërit.

Raimonda Moisiu
Kryetare e  Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikane, SHBA 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s