O, I MADHI, DRITERO… / Poezi nga Natasha Limaj

natasha

Poezi nga Natasha Limaj

 

O, I MADHI, DRITERO…

Ç`është, ky varg, që më rrëmben,
Sa të pash, o “Pelegrin”,
Po, kjo, rima në katrena,
Tetërrokshin, pse përpin?!…

Cili, më qartë i këndoi,
Jetës, mundit të Shqiptarit?!…
Më natyrshëm, kush e solli,
Gojëzimin e ugarit?!…

O, poeti, i Devollit…
Ti, që shpirti, të gufon,
O, më shumë, më shumë se ti ,
Tokë e njeri, kush i çmon?!…

Përzier, në vargun tënd,
Dalloj ballin e djersitur,
Të fshatarit, të punëtorit,
Der në kockë, rraskapitur.

Eh, sa shumë, më drithëron,
Embël, butë e lehtë, kur flet,
Për natyrën, nuk dallohet,
Endërr është, a e vërtetë?!…

Limfë e jetës, ngërthyer,
Në të gjitha dimensionet,
Eh, o artisti, Menkulas,
Ç`m`i lëngëzon, emocionet!…

Poezinë e shugurove,
Me kurorë mbretërore,
Ishe ti, që e radhite,
Denjësisht, në bashkëkohore.

E ngrite në pjedestal,
Sa e ndjeu  dhe Europa,
Herë, herë lëshon, pasthirmën,
Bravo!…Shqipja me dy koka.

A, s`të dukem foshnjarake?…
Të vlerësoj, ç`merr poezia,
Nga gurra jote, thesar,
Ku gjallon krijimtaria…

O, i madhi Dritëro!…
Falma, ti përçartjen time,
S`kam ç`i bëj, jo… vargut tënd,
Që trëndalis, muzën time!…

 

2 thoughts on “O, I MADHI, DRITERO… / Poezi nga Natasha Limaj

  1. te krijosh vargje per poetin me te madh, ne letersine tone eshte dicka shume e thjeshte , por ti nderthuresh me vlerat qe ai solli vetem ti mike mund ta kthesh ne varg poetik ..bravo

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s