Poezi nga Xhemal Gora
VEZULLIM
Kërrusur…
Bastun ylberin…
Mbi copa reshë dhe mbi yje
e mbështet…
Perjetësisë, kontinenteve, vezullim kalon…
Shekujt presin e percjellin pa kthim…
Rrokjeve bluan e thur metafora…
Me vete belbëzon,
në shpirt i shënjtëron me shkëlqim…
n’udhëtim…
Kur klith… tund shekujt…
Me frymë shqyen ngricat…
Dashurinë, të na përtrijë…
Me oksigjenin na hyn në gjak,
në vena dallgëzon,
çan gjokse e ndez brinjë…
Qerpikëve shpërthen,
bije… e nëpër fije bari ngrin…
Botën lan në dhimbje…
Vesën e artit… shtron si rubin…
Diell mbi botë…
Këtë… botën tonë…
Të shqyer…tërë ankth… dhe gjak…
Uritur…rreckosur… nëpër gjurmë vargjesh,
lëmon diamante… me frymë…
Udhës pa kthim…
Arti plak…
Shkurt 1 2017