LAMTUMIRË, DRITËROI YNË!… / Nga: Vjollca Ajasllari – Koni

LAMTUMIRË, DRITËROI YNË!…

 

Vjollca Koni 1

Nga: Vjollca Ajasllari – Koni

E larguar nga Atdheu me trup, por jo me zemër… Të them “lamtumirë”, Dritëroi ynë, me lotë në sy . Nuk dua të qaj, por jam shumë e ndjeshme, nga dukuria “vdekje”!?  Nuk e pata fatin të takoja nga afër, por më dukej sikur jetoje me ne, familjarisht. Ishe Ti, që me thjeshtësinë tënde dhe me mençuri, ndriçoje dhe në errësirë. Unë kam qenë “argate” në “pronat” e tua! Ju shërbeja punëtorëve, të cilët mblidhnin mollët në vjeshtë dhe bënin vjeljen e rrushëve, mbledhjen e ullinjëve e të qepëve. Mësova, deri në ngritjen e kazanit të rakisë, duke i kënduar, kur ajo dilte e djegur nga dashuria, me zjarr të fuqishëm, nga drutë e lisit. Mësova të percillja lejlekët në shtegëtim dhe të pres dallandyshet, në pranverë.

Dritero Agolli portrete, Tirane  Albania

Dritëro Agolli 

Nuk arrita të mësoja si punohet toka me parmëndë! Por mësova t’i këndoja vlagut së saj. Mësova t’u këndoja shkurreve, dafinës e murrizëve, t’u këndoja pishave e lisave. Mësova të dalloja krrakëllimën e korbave, të dalloja këngën e qyqes! Kuptova të dalloja dhe dëshperimin e një “tufe me papagaj”. Mësova se fati është iluzion, marrëzi,  se:

Në vendin tim e në vendin tënd…

një “kërpudhë helmuese”, helmon një vend!?

Po të them tani, unë, “argatja” jote:

Lamtumirë, Dritëroi ynë! Me përulje të thellë e dhimbje në shpirt:

Devoll, ti mos qaj,

ngri kokën, mos derdh lotë!

Është biri yt, Dritëroi,

Për të cilin ndjehemi krenarë sot.

Ju, që gojës s’ mund t’ i vini fre,

mbani veten, mos hidhni”baltë”!

Dritëroi, poezisë iu bë dritë;

Vargut-shkëndijë, fjalës-mjaltë.

 

4 shkurt 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s