PARA MEJE ECËN NJË GRUA / Poezi nga Petrit Sulaj

petrit sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

PARA MEJE ECËN NJË GRUA

Ecën para meje një grua
teksa përpiqet të heqë një copë mjegull
që i është ngatrruar për flokësh,
ka njè shekull.
Kullon pikë pikë ujë trëndafilash
mjegulla
gishtrinjëve të saj
e aromën ma sjell mua.
Sheshi dihat, e ndjej, ka frikë vapën
dhe se akoma dielli nuk ka lindur,
spostohet pa rënë në sy drejt pallateve
qè në hijen e tyre më vonë të fshihet.
Tymtarët janë me pushime të gjata
tymi gjithashtu, pushon në stivën e druve
në periferi të qytetit.

Gruaja ecën para meje,
nuk ja shoh fytyrën
them me vete:
pse nuk më bëri Zoti femër dhe mua
si kjo këtu me flokë të gjatë
me kthesa e forma të ëmbëla
me gjakun si timin, po plot me hormone
që i vadisin krejt trupin
ku flenë e zgjohen ide ëndërra
që jo rrallë bëjnë luftë me instiktin
e nuk fiton asnjëra.
Me dy këmbë të drejta e të gjata
që bashkë me dy kofshët që i zbulon minifundi
bëjnë kompasin më të përkryer të botës
me vullkanin para, fshehur nga halli
që nga prapa me zor mban brenda
dy bukë të mbrujtura mirë të ardhura
që nuk dua t’i pjekë vapa
e një mijë e një gjëra të tjera të bukura
që nuk përshkruhen
e që mua nuk më mungojnë vetëm sot
po sa të jem gjallë, gjithë jetën.

Hedh sytë nga trotuaret, i kam frikë,
andej mund të mbijë konkurenca,
pastaj xhelozia.
Dy taka sqep pate,
vazhdojnë të përplasen asfaltit
gjithë kohën para meje,
muzikës së këndëshme që kompozojnë
nuk i pëlqen auditori,
turret drejt qiellit.

petrit sulaj
gusht 2013 – gusht 2014

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s