Rrugë të tejdukshme / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

16406533_1289455061144628_8437370998398551434_n

Rrugë të tejdukshme

Drita e thyer në një gri shtjellimi
Kohët ngatërron hapësirës …
zhytur enigmës
hyrje sensore ndjesish,
në oqeane sysh
të panjohur,
që zbulojnë imazhe
të një ekzistence të përbashkët
jetuar diku.., dikur
perëndimit të largët,
mbështjelle në pëlhurën e dikurshme,
harruar
në krahë pulëbardhash.
Ulur mbi buzë…,
që vizatojnë në heshtje
rrugë të tejdukshme…
përshkuar larg,
në një të kaluar dëshirash
e puthjesh…
krahështrirë emblema epokash
dorëzuar përjetimit
në kërkim,
të qiellit të padukshëm
që ruan kujtimin.

Julja

 

juljana

Juljana Mehmeti

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s