Shkruar në rërë (In Sand geschrieben) – Hermann Hesse / Përktheu në shqip Albana Alia

hermann_hesse_3__slideshow

Poezi nga Hermann Hesse

 

Shkruar në rërë
(In Sand geschrieben)

Që e bukura dhe e magjishmja
janë vetëm një fëshfëritje dhe një drithërimë
dhe madhështia që të rrëmben
ëmbëlsisht nuk zgjat shumë:
një re, një lule, një flluskë sapuni,
një fishekzjarr dhe një qeshje fëmije,
një vështrim femre mbi xhamin e pasqyrës
dhe shumë gjëra të tjera të mrekullueshme
që sa shfaqen zhduken,
në një çast të vetëm,
në një aromë, në një frymë ere,
oh, mjerisht e dimë.
Ndërsa ajo që zgjat dhe mbetet e përhershme
nuk është aq e dashur:
gur i çmuar me zjarr të ftohtë,
shufër ari me shkëlqim të fortë;
vetë yjet, të panumërta,
qëndrojnë larg dhe të huaja, nuk na ngjajnë aspak neve,
kalimtarëve, nuk arrijnë thellësinë e shpirtit.
Jo, e bukura më e thellë dhe e denjë për dashurinë
duket e prirur për t’u zvetënuar,
qëndron gjithmonë pranë vdekjes,
dhe gjëja më e bukur, notat muzikore,
që sa lindin ikin dhe zhduken,
janë vetëm fëshfëritje, rryma ajri, arratisje
në afshe të ndrydhura në trishtim,
sepse as sa zgjat një rrahje zemre
nuk shtrëngohen, nuk mbahen;
notë pas note, porsa ndihet, tingulli
menjëherë vagëllohet dhe shkon larg.

Kështu zemra jonë është e përkushtuar
me besnikëri vëllazërore
ndaj cdo gjëje që rrëshqet
dhe rrjedh në jetë,
jo ndaj qëndrueshmërisë dhe vijimësisë.
Na lodh shpejt e përhershmja,
shkëmbinj të një bote yjesh dhe stolish,
ne, shpirtra-flluska-ere-dhe-sapuni
vazhdimisht në shndërrim të përjetshëm,
bashkudhëtarë të një kohe pa afat,
për të cilat piklat e vesës mbi një petale trëndafili,
për të cilat një rrahje flatrash zogu
shuarja e një loje resh,
shkëlqimi i borës, ylberi,
flutura, që menjëherë përhumben tutje,
për të cilat kumbimi i një të qeshure,
që në kalim e sipër paksa na prek,
mund të jetë kënaqësi apo sjell dhimbje.
Dashurojmë atë që na përngjan,
dhe kuptojmë
atë që era ka shkruar në rërë.

 
Albana Alia

Përktheu në shqip Albana Alia

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s