E GJETA FRYMËZIMIN / Poezi nga Myrteza Kasi

myrteza-kasi-1

Poezi nga Myrteza Kasi
 
 
 
E GJETA FRYMËZIMIN
 
Për dashurinë desha të këndoj,
Fletoren hap e nisa vargëzimin,
Po fjalët s’vijnë, muza më tradhëtoi,
Atëherë dola të gjeja frymëzimin.
 
Ja dritat si Tiranën llamburisin,
Atdheu gjithandej po lulëzon,
Ja njerëzit çifte–çifte po shëtisin,
Me gruan a me vajzën që e don.
 
Vazhdova të eci, të eci nëpër park,
Fshehur nga hëna, dashnorët aty rrinë,
E unë sodis, sodis përreth e qark,
Dëgjohen zëra gjethet fëshfërijnë.
 
-O shpirt, o xhan, o zemër, thosh dikush,
Dhe vajzën përqafonte me gëzim,
Ti gjoksin ma ke ndezur porsi prush,
Me ty unë jam i lumtur, shpirti im!
 
Më tutje dritë e hënës po ndriçon,
Të gëzuara dy fytyra nën akacje,
Flokët e vajzës djali ledhaton,
E vajza puthjen pret me shumë naze.
 
E pemët tunden, gjethet fëshfërijnë,
Flladi i mbrëmjes trupin të freskon
E lulet qeshin, dashnorëve pranë u rrijnë,
Aromë e tyre, rëndë kundërmon.
 
Një plakë e moçme këtej sikur të shkonte,
Fytyrën do mbulonte me të dyja duart,
-Ju lojtët mendsh, dashnorëve do t’u thoshte,
Nuk keni pakëz turp, ju fare u tërbuat!
 
O miqtë e mi, desha t’ ju pyes njëherë,
Çfarë turp, çfarë turpi vallë është ky,
Kur zemra i flet zemrës në pranverë,
Më thoni a s’është vetëm lumturi?!…
 
1974
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s