Gonxhe që çel në bukurinë e viteve ( Mendime që lindin nga leximi i vëllimit poetik ”EKUINOKS NDJENJASH” të poetes 18- vjeçare, Jonida Pekmezi. ) / Nga: Agron Mema

Gonxhe që çel në bukurinë e viteve 

Mendime që lindin nga leximi i vëllimit poetik  ”EKUINOKS NDJENJASH”  të poetes 18- vjeçare, Jonida Pekmezi. 

 

Agron mema

Nga: Agron Mema

Titulli i këtij shkrimi është një varg poezie i poetes Jonida Pekmezi që mendoj se jep edhe imazhin e portretit dhe profilit të sajë poetik.Në lirishtën poetike paska edhe ekuinoks ndjenjash dhe duket se është ekuinoksi më i çuditshëm dhe më i bukur që ndodh të përjetojë njeriu. Dhe këtë ndjesi e përjeton sa lexon poezitë e poetes Jonida Pekmezi në prurjen e sajë të fundit poetike, vëllimin” Ekuinoks ndjenjash”. Në brishtësinë moshore dhe krijuese( është vetëm 18 vjeç), prezantohet dinjitoze dhe premtuese. Këto janë edhe vlerësime të shoqatës së artistave dhe shkrimtarve të Sarandës bërë ditët e fundit në promovimin e këtij vëllime me kryetar Pajtim Çaushi. Duke ju referuar ekuinoksit si gjetje dhe metaforë shprehëse në mesazhpërcjelljen, Jonida rend mes mistikes dhe realeas duke e quajtur misticizmin si gjetje poetike”…një zjarr që djeg vazhdueshëm…”, por edhe me justifikimin moshor se”…nuk ka jetë pa ëndrra…”. Por si një poete e ndërgjegjshme tek rruga e nisur, Jonida nuk rri me sytë nga qielli, pavarsisht se ai është streha e shpirtrave idhulltar dhe djep e shtrat i ëndërrimeve. Jo! Jonida si poete sjell edhe shqetsimet e kohës si bashkëudhëtare e sajë, pavarsisht moshës, por sjell një gjykim të pjekur dhe qëndrim korrekt ndaj ndodhive të përditshme, të dhimshme, të tmerrshme, por që poetja ka vetëm fjalën për të luftuar përballë këtij realiteti:”Ti mbyllësh sytë kësajë marrëzie/ Kësajë bote kaq të lëkundur/ Mbushur me gjurmë mizorie/Si të heshtësh? Është e mundur?”. Është revolta e një 18 vjeçareje që shpërthen si uragan deri në një përmbysje plotë figuracion” E di që nuk jam ëngjëll, s’doja të isha kurrë/ Të isha më mirë një lule që zvarritet në mur”. Pra ëngjëjt kanë humbur rezatimin e tyre biblik sepse vet realiteti është zhgënjyes dhe mosbesues ndaj poetja e lodhur nga kjo përzgjatje e dhimshme shprehet”..Dua ta shplodh shpirtin e rënduar…”, ku në një farë mënyre , më shumë u drejtohet përsëri ëngjëjve si një kujtesë se bibla është akoma në duar të njerzve dhe kanë kohë që njerzit ti besojnë në misionin fisnik të tyre.

15666115_1173117286137879_1322850909_n

Jonida Pekmezi

Por brenda perimetrit të mistikes, Jonida nuk shmang as dashurinë si ndjenjë dhe vlerë nga më të lartat njerëzore duke e sjellë në vargjet e sajë si një oaz të pastër me ujë qelibar”…Doja të të dua, sigurisht që doja…”.

Kemi një varg goditës të poetes dhe të një femre të sapo nisur në jetë, ku ëndërron dhe mendon për një jetë pa pisllëqe e ndotje, por nganjëherë këto pisllëqe ” …Mbledhur fjalët lëmsh në grykë,,,” deri sa poetja këtë lëmsh e kthen në retrospektivë me idenë se i përket së shkuarës jetësore dhe jo të sotmes , por nuk dëshiron të përsëritet tek e sotmja si kohë dhe jo si realitet, por një nocion që i përket harresës, pa u kredhur në bujanet e dëshpërimit por të krenarisë së vet moshës dhe ndjenjës , aspiratave dhe dëshirave që vet kjo moshë ka dhe në realizimin e tyre mund të ndeshen me dështime, por nuk ka vend për pesimizëm:”…Dikur në qiell kam parë një yll…”do të shprehet Jonida në vargjet e sajë duke përmbushur misjonin e poetit me shpresën tek jeta dhe përsëritë se  ke të drejtë të ëndërrosh sepse “…nuk të vret heshtja e stërgjatur…”, sidomos kur”…i ndezi dritat errësira…”. Poezitë ndjekin njëra-tjetrën, a thua se je duke ndjekur një dokumentar të ëndërrimeve të një vajze 18 vjeçare në qetësinë joniane. Aty ku bisedon me poetiken e dallgëve, me flladin e mëngjeseve, më puhizën e vakët të mbrëmjeve, me yjet dhe zhurmën e qytetit, me pulsimin e jetës, por tretur në ëndërrimet vajzërore dhe ekunokset moshore. Me Jonidën zhvilluam këtë bisedë të shkurtër:

15645649_1173117282804546_467437930_n

Ekuinols ndjenjash 

-Jonida, sa keni dalë para lexuesit me vëllimin tuaj të parë poetik” Ekuinoks ndjenjash”, ç’farë është për ju poezia?

-Faleminderit për ftesën që të prononcohem! Jo vetëm për mua, por për gjithë poetët, poezia është gjuha e shpirtit të një poeti. Aty jam unë me shpirtin tim. Poezia është pasqyra ku unë shikohem përditë. Mund ta krahasoj me një figuracion që mendoj se i shkon bukur, poezia është uji i kulluar që buron nga krojet e freskëta e relaksuese të mendjes dhe që nuk shterron kurrë, por u fal të gjithve kënaqësinë. Poezia është ylberi që lidh lindjen dhe perëndimin, diellin dhe tokën, ajrin dhe ujin, është aristrokracia e artit ndaj ka materie të perëndishme që të frymëzon dhe të jep shpresë që jetën ta duash dhe ta jetosh se është e falur vetëm njëherë dhe jeta është e bukur . Poezia është shpikja më e bukur që perënditë i kanë bërë shpirtit të njeriut.

-Qyteti i Sarandës brenda tij ka edhe romantikën e vet, poezinë e tij, ç’farë frymëzimi ju sjell në poezinë tuaj?

-Është ajo që ju nënvizuat në pyetje, romantika dhe bukuria e Sarandës është në vetvete poezi dhe s’ka se si të mos ngacmojë frymëzimin dhe muzën e një poeti, aq më shumë të një vajze 18 vjeçe, moshë që rend drejt së bukurës dhe hyjnores. Por përtej romantizmit, Saranda ka edhe vlerat trashëgimore historiko-kulturore me vlera të veçanta, pa futur pozicionin gjeografik me elementet diellore dhe të dritës , me klimën plot shëndet e si një qytet që përcjell edhe lakmi, ka në vetvete dhe përbën një poezi e cila tretet në shpirtin e banorve përditë me magjinë e detit në shëtitjet e mbrëmjes.

-Ju tani jeni poete e afirmuar me botimin tuaj të parë, në një moshë të re me një vepër cilësore , vlera që dolën edhe nga diskutimet e shkrimtarve dhe poetve në promovim. Ç’farë solli tek ju ky botim?

-E para solli gëzimin tim që dua ta ndaj me prindërit që më ndihmuan financiarisht për realizimin e botimit, miqtë dhe shokët për mendimet dhe angazhimin tim për të arthmen që krahas studimeve , të sjell poezi cilësore tek lexuesi.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s