Poezi nga Anila Qirjazi Mihali

13901357_1223154217716623_6628695929251683024_n

Poezi nga Anila Qirjazi Mihali
 
 
 
I PAHARRUAR DRITËRO
 
Një yll erdhi der në mes të udhës
e u shua…
Mos e lër poet dritën e tij të venitet
Udha që të pret, të errëta i ka shtigjet.
 
 
 
ZJARRIN MBAJ NË DUAR
 
E mbaj mes pëllëmbêsh ate lule
Përpëlitet si zog i trembur i dëborës
E flakur ,e shkelur prej refuzimit
S’ pranonte t’ ia falja ngrohtësine e dorës.
 
Buzëqeshjen varur , pre e lëndimit
E kish humbur kur priste një falje.
E kish ngrirë acari i zemërimit,
Që fjalët ngatëruan ate mbrëmje
 
Kjo lule e brishtë që dridhej,
Si dashurinë po i humbte petalet
E fundit nga ngjyrat rindizet
Mes pëllëmbêsh frymojnë dy zjarre
 
Larg shkoi dora që e mbajti
Larg dhe ai që faljen refuzoi ,
Larg edhe pse jetojnë dashuritë,
I bën bashkë ai zjarr që i krijoi.
 
 
 
KAMBANA E DHIMBJES
 
Po bie një kambanë
Mbi dhimbjen , një copëz qiell i grisur
Retë mbledh shtëllungë një zë i ftohtë
Mendimin rrudh një shpresë
Një rreze endacake mbi blunë boshatisur.
 
Po bie një kambanë
Plaga e vjetër merr udhët larg
Matanë , në pakufi rroken ëndrrat
Në vallëzimin e tyre thashë se gjeta yllin
Që kap përdore fatin e pafat.
 
Po hesht një kambanë
Në këmbë të qiellit varet heshtja e vrarë.
Dhe syri i diellit me gudulis me qerpik,
Shtegëtuan retë përrenjve të nëndheshëm
Prej lotit u tha dhe i fundit burim.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s