Poezi nga Fatbardha Sulaj

 

 fatbardha sulaj 1

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
 
***
 
…qiell përmes degëve
Shkurt
Frekuencë e gabuar
rrugë
grilla antike
Relike..
 
 
 
***
 
Imazhi jot vjen papritur
dhe kur s’ dua të shoh
asnjë kimi në ajrin përreth
Asnjë përqasje
me shenjtërimin
Imazhi jot vjen
dhe ikën pa zë…
 
 
 
***
 
Agu linte natën tek ikte e trishtë
i griste mjegullën e errët,
për të lehtësuar ardhjen e mëngjesit
kredhur në re…
 
 
 
***
 
Diell,
ti nuk je ylli
as meteori
nuk di se ç’ je
Frymësi ere
tingull
një pjesë tokë e jetësuar …
 
 
 
***
 
mbrëmje ftohtë,
trotuarit dhe dritat dridhen
Ata ecin,
Ecin në drejtimin e tyre
në vijat e bardha
Imazhet llastohen
në ritmin e rrugës
kërkoj siluetën tende
Gjeta vetëm
sytë fosforishentë të natës…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s