Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “ Heshtje dhe Shpresë ” të autores Flora Shabi

16387124_10210041873196080_6122925688891227485_n

Shtëpia Botuese “ADA”  publikon vëllimin poetik “ Heshtje dhe Shpresë ” të autores Flora Shabi

 

Autore: Flora Shabi

Redaktor: ILMI Dervishi

Recenca: SHAIP Bllaca

Kopertina: XHEVRIJE Nimani

Botimi i parë, 2017

ISBN: 978-9928-223-62-3

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, Janar 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Shabi, Flora

Heshtje dhe shpresë : poezi / Flora Shabi ;

red.Ilmi Dervishi. – Tiranë : Ada, 2017

60 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-223-62-3

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

 

RECENSION PËR LIBRIN E FLORA SHABIT “HESHTJE DHE SHPRESË”

Librin e parë të Zonjës së nderuar Flora Shabi do e cilësoja si një eseistikë poetike, që në të vërtetë është një hapje e plotë e shpirtit të autores, një vërejtje e rreptë dhe e sinqertë atyre që nuk ecin mirë e mbarë rrugëve të jetës, është një britmë qortuese dhe një klithmë për t’u rreshtuar të gjithë rrugëve të drejta të të gjithë relieveve të atdheut tonë, të vendit të shqiponjave.

Flora, në këtë libër shpreh dhe vulosë me vulë shpirti dashurinë e madhe për një Shqipëri stabile, të lulëzuar me dashuri të mbarë qenieve arbërore, për një Shqipëri të përparuar, në çdo aspekt. Pikën e pashlyeshme të patriotizmit, herë-herë, në këtë eseistikë poetike, Florës ia prekë edhe flaka e mërgimit të imponuar nga nevoja e madhe dhe të patjetërsueshme për një jetë të sigurtë e të mirë, në çdo pëllëmbë që i takon tokës arbërore.

Ashtu siç është thjeshtë e fiks qëllimi i saj për një jetë të mirë anekënd Shqipërisë, e tillë është gjuha shprehëse e saj, në veprën e parë. Ajo, në këtë libër, e përdorë gjuhën e shpirtit, ashtu si e ka folur, në fëmijëri, në rini, edhe sot, kur – siç thotë vetë në vargjet e saj – dikush po i numëron vitet, dikush po i sheh të gjitha rrugët e labirinthet shqiptare, por kërkon që të shihen gjithmonë me syrin e arsyes dhe të merren masat e nevojshme, sa nuk është bërë vonë. Duke i përkujtuar arbëreshët, ndër të cilët ka jetuar në muajt e fundit, ajo thërret dorën hyjnore, që të prekë me mrekulli shqiptarët dhe Shqipërinë, për të mos patur fatin e mallkuar të largohen larg atdheut, edhe përtej detit, por me forca dhe me mjete të përbashkëta ta ndërtojnë kalanë arbërore, pra ta ndërtojnë, kultivojnë e lulëzojnë çdo pëllëmbë të tokës arbërore.

10405351_394426460714588_4957497054572248033_n

Flora Shabi

Në këtë eseistikë poetike, autorja shpesh merr edhe rolin e priftërinjëve, duke ftuar të gjithë të radhiten në kultivimin e mirë të dashurisë, në secilin reliev shqiptar e në secilën ditë të stinës së re, që na ka futur në shekullin e fatit dhe të dashurisë, për tokën dhe farën arbërore.

Besoj, pasi të kalojë ky libër nëpër duart e redaktorit, do të jetë shumë i kërkueshëm nga lexuesit, si farë shembullore e mbjelljes së dashurisë arbërore. Përmes këtyre vargjeve eseistike, Flora këndon bukur kushtrime e thirrje të fiksuara për lulëzimin e Shqipërisë sonë me dashuri. Duke pasur këto parasysh, mund të themi se ky libër në duart e lexuesve do të jetë edhe si një udhëzues special, për jetën e mirë, për dashurinë arbërore, për kujdesin e përfaqësimit të kombit tonë, në çdo kohë, në çdo horizont e kënd të kësaj toke, gjithandej ku frymojnë qeniet arbërore, gjithmonë me dashuri të pashtershme për Shqipërinë dhe shqiptarizmën, atë të traditave të shenjta, që njihet qysh nga shekujt e parë të epokës sonë.

Që në fillim të vëllimit poetik “Heshtje dhe shpresë”, autorja Flora Shabi tërheq vërejtjen se “Dikush e ka fajin”. Mendoj të gjithë po e shohim se kush e ka fajin, dashtë Zoti ne nuk e kemi, e faji kundër Shqipërisë shkrihet, humbet dhe evitohet përgjithmonë. Sigurisht që brendia e shpirtit të autores do të donte që të mos flitet për faje, mëkate, lëshime. Shpirti i saj do vetëm lajme të mira për tokën tonë e për popullin tonë. Do vetëm paqe, bekime, lumturi…

Krejt në fund, me plot të drejtë marr guxim e them: Faleminderit Flora për këtë filozofi eseistike e poetike, që i solle lexuesit shqiptar, që do ta dojë më shumë veveten dhe vendin a tyre me emrin e shenjtë Shqipëri.

Dhjetor 2016

 

u1_EngjellKoliqi-Autori2

Engjëll KOLIQI

Shkrimtar dhe publicist nga Kosova

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s