Cikël poetik nga Bedri Dula

bedri-dula

Cikël poetik nga Bedri Dula
 
 
 
MAGJI ËNDRRIMTARE
 
Buzqeshja dhe shikimet kryqëzohën n’heshtje
Butësisht flasin me gjuhën e zemrës n’vetmi
Natën një dritë e ndezur në dhomën e zbrazët
Si një flutur kaltëroshe ngjiteshe bebzave t’syve
Buzët thithin nektarin në të bardhën gushëz
Deri sa agimi le të zbardh qiellin e kaltërt
 
 
Në qerpiket si petale lule flën zogu i artë
Zgjohën cicirimat mbi vetullat si harku i hënës
Mbi shtratin e mendafshët shtrihet magji nate
Fijet e flokëve si kurorë dafinësh ndezin zjarrin
Nëpr gjoksin e zhveshur dridhen telat e zemrës
Buzët digjen në majat e brigjeve të akullta…!
 
Lugjet shkrihen në valët e lumit përkdhel lulet
Mbështjellur në perdat e dritarve si këmishë
Zhveshur fustani varur mbi valsin e yjeve
Pshertima serenate shperthim ndjesish
Melodi hamletiane vrasin dritën e yjeve
Deri sa dielli këput terrin e natës n’agoni…!
 
 
Të dehur në verën e melodisë së shpirtit
Harlisur nëpër shtigjet e trupit qetsisht
Fitilat butësisht prekin kraterin e thellë
Në pusin që digjet n’brendësi misteriesh
Shëmbet si vullkan epshesh mbushur llavë
Magji ëndrrimtare paskesh qenë ti ëngjull….!
 
 
 
VRASJA E QYTETIT
 
Nëpër rrugicat gurësh këtij qyteti
Eci me peshën e plagëve n’zemër
Sheshet ende mbajnë gjurmët e dhimbjes
Që kur barbarët vranë mizorisht qytetin
 
Dielli ngroh lashtësinë e kullave
Me gjerdane plumbash ushtarët kaluan
Mengjeset e lagura në liri shprese kthyen
Ardhmeria në shikime foshnjash rilind
 
Sot parakalojnë fëmijët e ëndrrave shekujsh
Me flamujt ngritur mbi qiellin e plisave
Kujtesa ruan klishe gjaku mbi lisat e prerë
Atëherë kur u vra ky qytet ranë yjet natën
 
Zgjohemi me këngën e re plot vrull
Udhët e reja ngritur me trase shprese
Udhëkryqet e dhimbjes kapërcyem
Liria emblemë deshmorësh vulos fate
Vrasja e qytetit heshtur pikturon jetën e re…!
 
 
 
TI APO AJO
 
Dy emra të panjohur rrathesh universit
Si të huaj shtegtojnë hapësirave grishur
Shfaqën në ndjenjat e frikshme valësh
Vallë luajnë legjendën e magjishme…!
Kurse yjet u shuan në skuta re shiu
Sikur shkelqimin u’a vodhi moti i ligë
Ëndrrat përseritën në imazhe fluturash
Në kohërat që prekin njëra – tjetrën
Dy fytyra bukurie shkrihen n’vegime
Në galaksi zjarrësh pasqyrim ëngjujsh
Unë peshoj kohërat në fate të lidhura
Brumi i njëjtë krijuar flokëdredhura
Me shpirtin që frymon në një fytyrë
Botra të ndara mbi sy qiellor oqeanësh
Tretëm n’vetmi me shpresa të thyera
Pres si promethe i lidhur n’shkretirave
Ti apo Ajo parajsa të shkelura yjesh
Grimcuar ndjenjash si pema e ndaluar
Ti në tokë zjarrin kafshon nga etja
Për të kapur hijen e zogut n’fluturim
Ajo qiellit akujt kafshon n’pusin e errët
Në parajsën e trishtimit mbytëm n’amshim
Ti apo Ajo varrë i dëshprimit maje malësh
Braktisur si një kalorës i betejave t’humbura…!
 
 
 
DËSHMORËT
 
Gjethet bien ngadal mbi kopshtin e kositur
Në secilën është nga një fjalë e pa thënë
Çdo vënd është hija e tyre shkelur xhembash
Amanetët në sëcilën gurë e valë lumi
Detin rumani si dritën emblem e shënjët
Kur lind e në përendim vetëm erë Shqipëri
Lisave shqiponja u vë plisat si rreze dielli
Toka ku është e shkelur këmbët zhuritur
Aty arena mbushët me bijët e tu Atdhe
Hapjuni udhën krushqëve rënd po vijnë
Flamuarin me shkabë mbi maje bjeshke
Përkrenare e Skenderbeut hije vdekjesh
Armiq e trathëtor gjunjëzuar turpërisht
Mallkimi i shqipëve deri n’humnerë ndjek
Aty ku shekujt mbysin në moçalishte zvarrë
Le të shikojnë edhe nga deti toka dhe qielli
Këtu vetëm me gjurmë gjaku trasohen rrugët
Atdheu thërret aty ku është emblemë lavdie
Vetëm një emër skalitur në ballë LIRI….!
 
 
 
PËRBALLJE
 
Në mes oqeanit dallgët përplasin eshkën ndezur
Si meteorë përballjesh mesveti ishujt e kuq
Stinët zhvishen si gjethe grishur maje malësh
Dielli fshihet nën hijën e kometave t’errta
Yjet u ngrysën në t’hirta skuta maskimesh
Trupi i braktisur përpelitet si sfinks fundosur
Sirenat shpirtvrasëse prekin syrin magjik…!
 
Mekatët shpërfaqën në helmin vrastar
Vello e grisur lidhur unazë fatësh nusrie
Shpirti mbytët në mes valësh tej oqeanësh
Zvarrë terheqin shkretirës sfilitur lekurën
Si promethe lidhur prapa pemës së parajsës
Fate të hidhura shuhën në duele yjesh…..!
 
lart majash lozin laraskat n’kryqëzime udhësh
Përplasën stuhitë shtizave mbetur horizonteve
Tjerë zogj do vijnë kopshteve mbushur terfile
Në lojën e valëve vetëm gërshetat lundrojnë
Hije kufomash refektojnë shpinorit hënor…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s