Poezi nga Demush Mehmeti

demush

Poezi nga Demush Mehmeti
 
 
 
FJALË ËMBLI DRITËRO
 
Pas kësaj të natyrshëmes vdekjës tënde
fjalë ëmbli Dritëro
sot,
me bë e me folë nw fjalë për vargun
fjala ligjëron vaj
me bë e me thur vargje.
Duket lojë fëmijësh
krahasuar me të bukurin vargun tënd
le të dukemi fëmijë
me ty prapë dukemi të mëdhej
e lehtë bëhet pagjumsia
dashuria ngroh shartuar në shpresë
fryma jote do na bëjë dritë
pengesë s’do na ndalë
në rënje ngritje dhe po lajthiti mendja jonë
 
 
 
S’ DUA TË FLE
 
Kush ka gjumë le të flejw
Kot e ka mos të matët me mua
E di pa gjumë s’ ka jetë
Flini të qetë
Ja që unë s’dua të fle
Sy hapur do rri
Një ëndërr të bukur do ja thur asaj.
 
 
 
GJITHAVE JU A DAL
 
Pagjumësin time ja dedikoj vargut,
kur hëna dritë zbehur mi bjen dritarës
zjarri shtatit tënd gjymtyrët mi ngroh
acarit të pathyeshum i bëjë ball,
kur ditëve të kthjellëta shkëlqen dielli
Rrezet shtrirë në bardhwsi bore
Acari i i papërballueshëm, ngulfat
Mes buzëqeshjes tënde mbetur si kristal.
 
 
 
MË THERRËT SHIKIMI
 
Në thjerrëzat e syve tu
më therrët shikimi
jo me verbëri errësire
me shkelqimin mbushje drite
Ti,
vetëm ti
din të mi shwrosh plagët
ma shton buzëqeshjën
ma ruan freskinw
e mi shlyn të ikurat vite.
 
 
 
NË ËNDRRËN TIME
 
Vet unë në një ëndërr të dëftuar
në ëndrrën time
paratw i shtyja me këmbë
përqafoja dhe nderoja gjithë ata që si dua
s’ di kjo shenjë njerëzie
shenjtërie,
apo shenjë çmendurie nga unë !…
 
 
 
ÇKA TË BËJË
 
Sa rrëmbithi na ikin vitet, shkojnë
krejt padukshëm,
por si flusk sapuni treten
Keq po rrezbitem unë
s’ ka mbetur dhe aq shumë kohë
e çka të bëjë
me të mijat të paktat fjalë.
Vërtetë pak janë
Pavarwsisht, se si mund ti duken dikujt.
 
 
 
HALLI JONË
 
Po ndodhi e na iku një natë pa gjumë
si fëmijë i llastuar ankohemi keq
mileniumet e errëta dert nuk i bëjmë
I harrojmë gjithë ata shekuj robërie,
sikur kurrë nuk na kanë ndodhë.
Në faqe gazetash i ankohemi gjithë botës
Ne të pazotët e vetëvetes
portaleve gri zihemi e shahemi për zotin
sillemi e mbshtillemi shkujdesur
kryqëzatave të shpifuna u dalim në ballw
sikur të jemi fuqia gjithë botës, ne halli jonë .
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s