Poezi nga Elda E. Dilo
Sheperi im!
Toka ime,
si dritë dielli që lind përmes malesh
kthen dashurinë në zemrën time
grish Pranverën e bekuar të shpirtit
me këngën magjiplotë
të zogjve që turren blerimit pa fund.
Këtu këputet, si përroi përmbushur nga shkrirja e borës
aty, si breshër i thërmuar çative të vjetra
Dhimbje dhe mall
vetëm buzëqeshja s’humbet
Gjithmonë imazh i kujtesës time ardhur nga fëmijëria vite
Gjithmonë flet …
Sheperi im
Tokë e himnizuar me frymë poeti
Dëshmimtare e kohëve dhe degës rrënjëzim!
Dashuri e njerëzve, që dheu nuk i tret
për luadhet dhe shkrepat ndezur vetëtimë.
…dhe shëtit mendja ime, me dritën e syve të tu
atje ku mëngjeset përshafqen, si vegim
dhe të largëtat perëndime përskuqin shpirtin tim.
Elda E. Dilo