“ Të shpëtojmë sa të mundim nga vlerat tona morale” – Musine Kokalari / Nga: Agron Shele

Tirane Korrik 1946.Gjyqi i Sami Qeribashit.Muzine Kokalari perpara trupit gjykues.Foto:Atsh

“ Të shpëtojmë sa të mundim nga vlerat tona morale” – Musine Kokalari 

 

Nga: Agron Shele
 
Si sot, 100- vjet më parë lindi Musine Kokalari, një nga personalitetet më të mëdha “grua” në Shqipëri! E para shkrimtare grua në historinë e letrave shqipe, intelektuale dhe politikane, do të ndriçonte me euruditizmin e saj faqet e grishta dhe të errëta të fatit të kombit tonë, duke u ngritur mbi gjithë kalvarin dhimbje, për të mbjellur kudo dritën e shpresës dhe besimit, për një të nesërme shumë më ndryshe dhe shumë më pranë aspiratave qytetare e humane. E diplomuar në Romë, në djepin e kulturës dhe Rilindjes evropiane, Musineja do rrezatonte vetëm dritëthënie shpirti, emancipim, respekt, dhe model për bashkëjetesë dhe progresivitet vlerash e idesh.
Musineja është shëmbëlltyra më e mirë e vlerave tona morale, është ikona ku brezat do frymëzohen dhe do luftojnë në jetë për drejtësi hyjnore dhe liri, është emblema që do na japë kurajo dhe udhëheqë drejt sfidave të kohës e paskohës dhe si e tillë ajo do mbetet ylli më i ndritshëm i sakrificës sublime, martirizimit për qëllimet e shenjta të atdheut dhe kulturës, si manifest i universalitetit mendim dhe gjenerimit të vizoineve drejt të ardhmes.
Faleminderit për çfarë ke bërë për ne, Musine!
Mirënjohje dhe përulje para madhështisë tënde !
 
 
Perëndish Shenjtëruar
*Musine Kokalarit*
 
Një lule çeli thëllimit më të egër,
mes shtrëngatash gjaku, shpërgaj të ferrit,
kohës së tiranëve, që veç vdekje mbillnin
dhe shpirtrave amorfë endur mjerimit
fshehehur pas territ,
maskuar,
pelerinës së kafshuar të atdheut.
Një lule përskuqej borës së bardhë
me të dlirtën ngjyrë,
pafajësisë kurorë,
që ngrihej pas kangjellash qiellit më të lartë
mjegullnajës jetë aguar ulërimash
të ujqërve uritur mijëra sy ndezur
në pritje të dhimbjes së tokës e dritës
fërgëlluar
klithmash të frikshme të shpirtit!
Lulja çeli thellimit më të egër
aty ku engjëjt prehen dëshmorë
dhe “Ti”…,
ylber i të gjitha qiejve
hark i pafund i brigjeve të largët
risjell praverën aq të munguar
lirinë
dhe paqen
perëndish shenjtëruar!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s